Ekspozita dhe Mevludi tradicional nga Medreseja Isa Beu – dega Tetove

Ekspozita dhe Mevludi tradicional nga Medreseja Isa Beu – dega Tetove

xhumanë  më datë 22.04.2016, me rastin e shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit Muhamedit a.s  Medreseja Isa Beu – dega e vajzave ne  Tetovë , përgaditi ekspozitën tradicionale kushtuar Muhamedit a.s , në të cilën ekspozitë u shpalosën punimet e punuara të dorës  nga nxënset  të cilat ndjekin mësimin në këtë Paralele.

Të pranishëm në këtë manifestim tradicional ishin : Drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu prof. Ibrahim ef.IDRIZI , Muftiu i muftinisë të BFI – së në Tetovë prof.Dr. Qani ef.NESIMI , Rektori i Universitetit Ndërkombtar të Ballkanit Prof.Dr. Ismail KOCAYUSUFOGLU, Koordinatorët e paraleleve te shtrira te Medresesë Isa Beu , Drejtori i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë, Muaz ef. AGUSHI , Sekretari i Medresesë Isa Beu mr. Lutfi ef. NEXHIPI , stafi edukativo arsimor i Medresesë Isa Beu dhe te paraleleve te shtrira te saja si dhe shum prindë ,nxënes dhe nxënese si edhe shumë dashamirë të kesaj vatre edukativo arsimore …IMG_4965

Në fillim këtë manifestim e hapi koordinatori i paraleles së shtirië të vajzave në Tetovë prof. Bahri Aliu i cili ne fillim të gjithëve te pranishmeve u deshiroi mirseardhje ne kete Ekspozite si dhe theksoi se paralelja e vajzave ketu në Tetovë që nga hapja e saj me rastin e ditëlindjes së Muhamedit A.s deri më tani përgaditë ekspozita të punës së dorës nga nxënset e kësaj paralele .

Më pastaj me rastin e kësaj ekspozite fjalën përshëndetëse në emrin e Kryetarit te BFI Reisul Ulema H. Sulejman ef. REXHEPI si edhe të Drejtorisë të Medresesë Isa Beu mori Drejtori i pergjithshëm i Medresesë Isa Beu  prof. Ibrahim ef.IDRIZI i cili ndër të tjera  theksoi :

‘’Të nderuar të pranishëm dhe shum te respektuara nxënese , Puna ,përkatësisht aktiviteti juaj sot eshte shkas per të na tubuar në këtë ambient të këndshëm me miq e dashamirë, për të vlersuar punën tuaj , kreativitetin tuaj në kultivimin e punës së dorës , art ky shumë I cmuar, por për fat të keq sot i arkivuar .Ju sot , të nderuara nxënese na e perkujtoni te kaluarën tone , na e ktheni ne kujtesë punën e nënave tona , motrave tona , përgjithsisht të femrës muslimane , sepse vërtetë edhe ajo ka ditur ta çmoj artin , të bukurën .Kjo ekspozitë e juaj na dëshmon se perveç punës dhe suksesit tuaj në mësime ju I shfritzoni mire aktivitetet e lira për të na sjell këtu para nesh dhe para të gjithë dashamirëve të artit dhe njëkohsisht për të na freskuar memorien tonë për këtë punë të çmueshme  artistike etj…’’

Në fund ju dëshiroi të gjithë nxëneseve , stafit akademik mësimor suksese të mëtutjeshme dhe se drita e besimit , dijes , moraleve të mira ti percjellin ata , familjet e tyre si dhe të gjithe muslimanët në vendin tone .

IMG_4925

Fjalën e rastit e mori Muftiu i Muftinisë së Tetovës prof.Dr. Qani ef. NESIMI cili nxënseve dhe në përgjithsi Medresesë Isa Beu dhe stafit akademik të saj u uroj suksese duke thënë se dituria , edukata dhe puna janë vlera shumë të çmuara që një popull e bejnë të të jetë  zvhilluar dhe të ketë perparime në cdo sferë te jetës …

Më vonë në ora 19:00 paralelja e Medresesë Isa Beu – Tetovë kishte organizuar nje program tradicional me Mevlud , poezi dhe Ilahije kushtuar ditëlindjes së Muhamedit A.s …

Përgaditi : 

Ruvejd Idrizi –  II-b 

IMG_4890 IMG_4876 14 IMG_4966 IMG_5023 IMG_5019 IMG_5020 IMG_4921 IMG_4926 IMG_4903 IMG_4950 IMG_4984 IMG_4981 IMG_4975 IMG_5000 IMG_4997 IMG_4990 IMG_4993 IMG_4988 IMG_5010 12 13 4 3 1 IMG_5085 IMG_5027 IMG_5029 IMG_5044 IMG_5075 2 7 5 6IMG_4875