Ibrahim Idrizi në pozitën e drejtorit erdhi në vitin 2008, ndërsa për gjatë viteve sa ka ushtruar funksionin e drejtorit, me punën e tij të palodhshme, sakrificën e pashoq, arriti që këtë vatër arsimore islame ta shndërroj në një institucion respektabil dhe shumë të çmuar në vendin tonë.
Për këtë flasin mijëra aktivitetet të realizuar, mijëra nxënës të cilët nga kjo shkollë kanë mësuar fjalën e Allahut.
Idrizi gjatë këtyre viteve me shumë sukses ka menaxhuar me pesë paralelet, atë në Qendër, të femrave në Shkup, Tetovë dhe Gostivar, si dhe paralelen e djemve në Shtip.
Me aftësitë e tij menaxhuese, me mundin dhe përkushtimin, ka arritur që në Medresenë të bëhen investime të mëdha në rregullimin e infrastrukturës, duke bërë që objekti i Medresesë të shkëlqej në formën dhe dukjen e saj, për ta patur zili edhe shumë shkolla të tjera.
Ai ka qenë gjatë tërë kësaj kohe shumë insistues dhe këmbëngulës për akreditimin e Medresesë që ajo të futet në sistemin publik të shkollimit në vendin tonë.
Përkundër shumë angazhimeve, ai në vazhdimësi ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore me qëllimin përfitimin e diturive të reja, të cilat do të aplikoheshin për të përmirësuar edhe më tej cilësinë dhe kualitetin e procesit arsimor në Medresenë “Isa Beu”.
Të falemenderojm drejtor Ibrahim Idrizi
COMMENTS