• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Gjuhë shqipe

Gjuha shqipe dhe letërsi

Lëndë obligative · 4 × 2
  • 2 orë në javë
  • 4 vite
  • Letërsi + gramatikë
  • Gjuhë amtare

Lënda ndërthur studimin e letërsisë shqiptare e botërore me atë të sistemit gjuhësor. Gjatë katër viteve nxënësit kalojnë nga letërsia antike te ajo bashkëkohore, dhe nga fonetika te sintaksa e kultura e të shprehurit.

Plan-programi sipas viteve

Viti I
Letërsi

Hyrje në letërsi

  • Arti dhe llojet e artit
  • Shkenca e letërsisë dhe disiplinat e saj: historia e letërsisë, teoria e letërsisë dhe kritika letrare
  • Gjinitë letrare dhe llojet e tyre: lirika, epika, dramatika

Letërsia antike

  • Mitologjia greke dhe Bibla
  • Letërsia e vjetër greke — Homeri: "Iliada" dhe "Odisea"
  • Letërsia e vjetër romake — Vergjili: "Eneida"

Humanizmi dhe Renesansa

  • Humanizmi dhe Renesansa — D. Aligeri: "Komedia hyjnore"
  • Humanizmi në letërsinë shqiptare
  • Dokumentet e para të shkruara të shqipes
  • Letërsia e vjetër shqiptare — përfaqësuesit kryesorë

Baroku, Klasicizmi dhe Iluminizmi

  • Baroku dhe Klasicizmi — Molieri: "Tartufi"
  • Iluminizmi si rrymë letrare e shek. XVIII
  • Iluminizmi në letërsinë shqiptare
  • Letërsia shqiptare me alfabet arabo-turk
  • Nezim Frakulla
  • Hasan Zyko Kamberi
  • Muhamet Çami Kyçyku

Romantizmi

  • Romantizmi: veçoritë dhe përfaqësuesit kryesorë
  • Xhorxh G. Bajroni — "Çajld Haroldi"
  • A. S. Pushkini — "Eugjen Onjegini"
  • J. V. Gëte — "Fausti"
  • Romantizmi në letërsinë shqiptare:
    • paraqitja, veçoritë dhe përfaqësuesit kryesorë
    • shoqëritë kulturore, shkollat, gazetat dhe revistat
    • mbledhësit e folklorit
  • Naum Veqilharxhi dhe K. Kristoforidhi
  • De Rada dhe Gavril Dara
  • Naim Frashëri — jeta dhe vepra:
    • Naimi mendimtar
    • lirika e Naimit
    • epopetë kombëtare dhe fetare ("Qerbelaja")
  • Sami Frashëri — jeta dhe vepra letrare e enciklopedike
  • N. Mjeda
  • F. Shiroka
  • L. Gurakuqi
Teksti: Letërsia me shembuj për vitin e parë të shkollave të mesme — Xhevat Gega, Shkup 1996
Gramatikë
  • Njohuritë e përgjithshme për gjuhën
  • Klasifikimi i gjuhëve: morfologjik dhe gjenealogjik
  • Gjuha popullore dhe gjuha letrare
  • Drejtshkrimi: parimi fonetik, historik dhe etimologjik
  • Gjuha dhe degët e saj
  • Fonetika dhe fonologjia
  • Organet e të folurit
  • Tingujt dhe fonemat
  • Zanoret dhe klasifikimi i tyre
  • Bashkëtingëlloret dhe klasifikimi i tyre
  • Rrokja — ndarja e fjalëve në rrokje
  • Theksi
  • Ndryshimet fonetike të tingujve: asimilimi, qiellzorëzimi, metafonia, apofonia, rotacizmi, rënia e tingujve
  • Leksikologjia e gjuhës shqipe
  • Polisemia
  • Sinonimet, antonimet, homonimet
  • Shtresat e leksikut të shqipes: huazimet, ndërkombëtarizmat
  • Shtresat e leksikut sipas përdorimit: arkaizmat, historizmat, neologjizmat, dialektizmat, profesionalizmat
  • Njësitë frazeologjike
  • Fjalorët dhe llojet e fjalorëve
Teksti: Gramatika e gjuhës shqipe — Remzi Nesimi, Shkup 1996

Lexime veprash të plota

Letërsia e bejtexhinjve · Krestomaci e letërsisë së vjetër shqipe · "Antigona" (Sofokliu) · "Iliada" dhe "Odisea" (Homeri) · "Mendime" (Rexhep Voka) · "Fe-rrëfenjësja" (Said Najdeni) · "Alamiada shqiptare" (M. Hysa) · komplet veprat e Naimit dhe të Samiut
Viti II
Letërsi

Realizmi

  • Realizmi në letërsi: lindja, veçoritë dhe përfaqësuesit kryesorë
  • Balzaku — jeta dhe vepra: "Komedia njerëzore", "Eugjeni Grande"
  • L. Tolstoi — "Ana Karenina"
  • B. Nushiq — "Deputeti i popullit"
  • Realizmi në letërsinë shqiptare: tiparet dhe format poetike
  • N. Nikaj — jeta dhe vepra
  • A. Z. Çajupi — "Baba Tomori" ("Fshati im"), "Vaje", dramat
  • Gj. Fishta — poezia satirike, dramat, "Lahuta e Malcís"
  • M. Grameno — novela "Oxhaku"
  • Asdreni — vepra poetike

Modernizmi

  • Modernizmi në letërsi: lindja, veçoritë, përfaqësuesit kryesorë
  • Tendencat moderne të letërsisë shqiptare
  • Faik Konica — "Shqipëria si m'u duk", veprimtaria publicistike dhe përkthimet
  • Kristo Floqi — komedia "Vllazni e interes"
  • F. S. Noli — "Albumi", veprat në prozë, përkthimet, elegjitë
  • Ali Asllani — motivet kryesore të poezisë, poema satirike "Hanko Halla"
  • Lasgush Poradeci — veprimtaria poetike dhe pikëpamjet mbi krijimin poetik ("Kroi i fshatit tonë")
  • Mitrush Kuteli — rrëfimtar dhe kritik letrar

Letërsia e angazhuar

  • Letërsia e angazhuar — vështrim i përgjithshëm
  • Letërsia e angazhuar sociale në letërsinë shqiptare: lindja, veçoritë, rafshet tematike dhe motivore
  • S. Spasse — "Nusja pa duvak"
Teksti: Letërsia me shembuj për vitin e dytë — Zeqirja Neziri dhe Gj. Gjuravçaj, Shkup 1996
Morfologji
  • Morfologjia dhe objekti i studimit të saj
  • Fjala dhe pjesët e saj përbërëse:
    • rrënja e fjalës
    • tema e fjalës
    • parashtesat dhe prapashtesat
    • mbaresat
  • Formimi i fjalëve në gjuhën shqipe
  • Fjalët e prejardhura
  • Paranyjëzimi
  • Fjalët e përbëra (kompozitat)
  • Fjalët e përngjitura
  • Formimi i fjalëve me konversion: emërzimi, mbiemërzimi, ndajfoljëzimi, parafjalëzimi
  • Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore
  • Emrat — kategoritë gramatikore
  • Gjinia: mashkullore, femërore dhe asnjanëse
  • Numri: formimi i shumësit
  • Shquarësia
  • Kategoria e rasës dhe përdorimet kryesore
  • Lakimi: i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt
  • Nyjat dhe funksioni i tyre
  • Mbiemrat — kategoritë gramatikore dhe shkallët
  • Numrorët: themelorë dhe rreshtorë
  • Përemrat — ndarja sipas kuptimit dhe funksionit
  • Folja: klasifikimi, kategoritë gramatikore dhe zgjedhimi
  • Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës: ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat, pasthirrmat
Teksti: Gramatika e gjuhës shqipe për shkollat e mesme I (Morfologjia) — Remzi Nesimi, Shkup 1995
Viti III
Letërsi

Poezia bashkëkohore

  • Letërsia bashkëkohore: lindja, veçoritë dhe përfaqësuesit
  • R. Tagora — "Kopshtari", "Stuhi në Gang"
  • Esad Mekuli — jeta dhe vepra ("Brigjet", "Afsha ada")
  • Martin Camaj — jeta dhe vepra
  • Enver Gjerqeku — "Bebëzat e mallit", "Blerimi i vonuem", "Ashti ynë", "Xixa stralli"
  • Fatos Arapi — poet, prozator, kritik letrar ("Fatet", "Dhjetori i shqetësuar")

Proza bashkëkohore

  • Proza bashkëkohore: lindja, veçoritë dhe përfaqësuesit
  • E. M. Remarku — "Në perëndim asgjë të re"
  • E. Hemingueji — "Për kë bie kambana"
  • M. Shollohovi — "Fati i njeriut"
  • Hivzi Sulejmani — "Era dhe kolonat", "Miu në xhep"
  • P. Marko — "Hasta la vista"
  • Sh. Musaraj — "Para agimit"
  • Dh. Shuteriqi si studiues i letërsisë
  • J. Xoxa — "Lumi i vdekur"

Drama bashkëkohore

  • Drama bashkëkohore: paraqitja, veçoritë, përfaqësuesit
  • Bertolt Brehti — jeta dhe vepra
  • Miroslav Krleža — jeta, vepra dhe veçoritë ekspresioniste
  • Josip Rela — dy fazat e krijimtarisë letrare
  • K. Jakova si dramaturg
Teksti: Letërsia për vitin e tretë — Z. Neziri dhe A. Leka, Shkup 1994
Sintaksë
  • Sintaksa, objekti dhe rëndësia e studimit të saj
  • Njësitë sintaksore: fjalia, periudha, togfjalëshi dhe gjymtyrët e fjalisë
  • Sintaksa e fjalisë
  • Tiparet dhe klasifikimi i fjalive sipas ndërtimit
  • Fjalitë njëkryegjymtyrëshe dhe dykryegjymtyrëshe
  • Fjalia vetore:
    • me vetë të përcaktuar
    • me vetë të papërcaktuar
    • me vetë të përgjithësuar
  • Fjalitë e plota dhe fjalitë e pagjymtyrëzueshme
  • Gjymtyrët homogjene dhe gjymtyrët e veçuara
  • Përcaktori, ndajshtimi, përcaktori kallëzuesor, rrethanori dhe kundrinori me parafjalë
  • Rendi i gjymtyrëve në fjalinë dëftore: i drejtë dhe emocional
  • Sintaksa e periudhës
  • Periudha me fjali të bashkërenditura: këpujore, kundërshtore, veçuese dhe përmbyllëse
  • Periudha me fjali nënrenditëse: kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore, përcaktore dhe rrethanore
  • Klasifikimi i periudhave me fjali rrethanore
  • Periudha me fjali asindetike
Teksti: Gramatika e gjuhës shqipe (Sintaksa) — Ahmed Kelmendi dhe M. Hasimja, Prishtinë 1989

Lexime veprash të plota

"Gitanxhali" (R. Tagora) · "Brigjet" (Esad Mekuli) · "Hasta la vista" (P. Marko) · "Lumi i vdekur" (J. Xoxa) · "Sikur t'isha djalë" (H. Stërmilli)
Viti IV
Letërsi

Lirika

  • Letërsia moderne — vështrim i përgjithshëm
  • F. G. Lorka
  • Pablo Neruda — "Epi gjeneral"
  • Abdylazis Islami — poet, prozator, mbledhës i folklorit
  • Dritëro Agolli — "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo"
  • Din Mehmeti — "Letër s'kam për ty"
  • Adem Gajtani
  • Azem Shkreli — tregimi "Buka"
  • Ali Podrimja
  • Natasha Lako — "Këmisha e pranverës"

Epika

  • Epika — rrëfimi folklorik, historik, parodik, lirik
  • F. Dostojevski — "Idioti"
  • F. Kafka — "Procesi"
  • A. Kamy — "I huaji"
  • E. Koliqi — "Djepi i artë"
  • M. Isaku — veprat në poezi dhe në prozë
  • I. Kadare — "Kush e solli Doruntinën"
  • A. Demaçi
  • Nazmi Rrahmani — "Rruga e shtëpisë sime"
  • Musa Ramadani — "Zezona"

Dramatika dhe kritika

  • Resul Shabani
  • Rexhep Qosja
  • Ali Aliu
  • Luan Starova
  • Ibrahim Rugova
Teksti: Letërsia me shembuj për vitin IV të shkollave të mesme — Nehas Sopaj, Shkup 1996
Gjuha shqipe dhe kultura e të shprehurit
  • Historia e shkrimit: piktografik, ideografik, fonetik
  • Historiku i gjuhës së shkruar shqipe
  • Shkrimet shqipe me alfabet turko-arab (shek. XVIII)
  • Rruga e formimit të gjuhës letrare shqipe — periudha parakombëtare dhe kombëtare
  • Baza dialektore e gjuhës së sotme letrare shqipe
  • Parimet e përgjithshme të drejtshkrimit: parimi fonetik dhe morfologjik
  • Llojet e shkrimeve: letrare, shkencore, publicistike, administrative
  • Zhanret gazetareske: lajmi, raporti, komenti, reportazhi, recensioni, procesverbali
  • Përdorimi i shkronjës së madhe
  • Shenjat e pikësimit
  • Kërkesa (lutja)
  • Ankesa dhe deklarata
  • Letërkëmbimi
Teksti: Gjuha shqipe dhe kultura e të shprehurit — Zijadin Munishi, Prishtinë 1984

Lexime veprash të plota

"I huaji" (N. Rrahmani) · "Futa" — dramë e Sabri Hamitit · "Kush e solli Doruntinën" (I. Kadare) · "Librat e babit" (L. Starova)