• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Plan-programi

SHMI Medreseja "Isa Beu"

Plan-programi mësimor

  • 31 lëndë
  • 4 vite
  • 3 grupe lëndësh
  • Unik për të gjitha paralelet

Plan-programi mësimor i SHMI "Medreseja Isa Beu" është unik për të gjitha paralelet. Gjatë shkollimit katërvjeçar nxënësit ndjekin gjithsej 31 lëndë, të ndara në lëndë obligative, zgjedhore dhe fetare.

Plan-programi për lëndët fetare është i miratuar nga Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame, me propozim të Këshillit edukativo-arsimor, dhe rishqyrtohet tërësisht çdo katër vjet me analiza vjetore. Për lëndët e përgjithshme, plan-programi zhvillohet në bazë të programit për shkolla të mesme të miratuar nga Ministria e Arsimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Statusi i gjuhëve

Gjuhë amtare

Shqipe, maqedonase dhe turke

Gjuhë profesionale

Arabishte

Gjuhë e huaj

Angleze

Lëndët zgjedhore 4

Ky organizim i lëndëve ndërthur formimin fetar me atë të përgjithshëm, duke u ofruar nxënësve një arsimim të plotë dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare.