- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Sot, në ambientet e Medresesë „Isa Beu” në Shkup, drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit Hayrat:
– Ahmet Hüsrev Adiloğlu – Koordinator i Fondacionit Hayrat për Ballkanin;
– Emre Aracı – Koordinator i Fondacionit Hayrat për Maqedoninë e Veriut;
– Ridvan Neziri – Shoqërues dhe përkthyes i përfaqësuesve të Fondacionit Hayrat.
Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u dakordua për bashkëpunimin në realizimin e një projekti të veçantë që synon promovimin e leximit, dijes dhe kulturës së librit.
Projekti parasheh organizimin e një gare të madhe të leximit të librave në 26 gjuhë të ndryshme, duke krijuar mundësi të reja për të rinjtë që të sfidojnë veten, të zgjerojnë horizontet e tyre intelektuale dhe të kultivojnë dashurinë për librin dhe dijen.
Pjesë e kësaj gare do të jenë edhe nxënësit e Medresesë „Isa Beu”, të cilët do t’i bashkohen kësaj nisme me rëndësi edukative dhe kulturore.
Medreseja „Isa Beu” mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë arsimin, leximin dhe zhvillimin intelektual të gjeneratave të reja.
Leximi është rruga drejt dijes, ndërsa dija është çelësi i së ardhmes!
Postime të ngjashme
7 Nëntor 2026
EKSKURSION EDUKATIVO-KULTUROR I MATURANTEVE TË SHAM “MEDRESEJA ISA BEU” – PARALELJA E VAJZAVE, GOSTIVAR, NË STAMBOLL DHE BURSË
3 Nëntor 2026
DREJTORI I SHAM „MEDRESEJA ISA BEU“, DR. ISLAM ISLAMI, MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT „ĀDAMİJA: UNË JAM, PRANDAJ KAM TË DREJTA DHE DETYRIME“
2 Nëntor 2026
EKSKURSIONI I MATURANTËVE TË SHAM „MEDRESEJA ISA BEU“ – SHKUP NË STAMBOLL