Fikh
Lëndë fetare · 4 x 2- 2 orë në javë
- 4 vite
- Medhhebi hanefi
Lënda e Fikhut i njeh nxënësit me jurisprudencën islame sipas medhhebit hanefi — nga dispozitat e adhurimit (pastërtia, namazi, agjërimi, zeqati dhe haxhi), te e drejta familjare, marrëdhëniet pasurore, trashëgimia dhe, në vitin e fundit, e drejta penale dhe organizimi institucional i Bashkësisë Fetare Islame.
Plan-programi sipas viteve
Viti I
Hyrje
- Njoftim me lëndën dhe plan-programin
- Përkufizimi, ndarja e fikhut dhe hukmet e sheriatit
- Burimet dhe dispozitat, medhhebi hanefi
Pastërtia (Taharja)
- Ujërat dhe ndarja e tyre
- Ujërat e bunarëve dhe dispozita e tyre
- Gusli dhe dispozita e tij
- Abdesi: farzet, adabet, mekruhet dhe prishja e abdesit
- Tejemumi
- Mes'hi mbi meste
- Hajzi, nifasi dhe istihada; sahibi udhr
- Çka ndalohet gjatë hajzit dhe nifasit
Namazi
- Vlera e namazit dhe dispozita e mosfaljes së tij
- Ezani dhe ikameti; përgjigja ndaj myezinit
- Kushtet e namazit
- Ruknet — farzet e namazit
- Vaxhibet e namazit
- Sunetet e namazit
- Gjërat që e prishin namazin
- Mekruhet dhe ndërprerja e namazit
- Mënyra e faljes së namazit (sqarim teorik dhe praktik)
- Namazi me xhemat dhe vlefshmëria e imamit
- Sehvi sexhdeja dhe sexhdeja e leximit
- Namazi kaza
- Namazi i xhumasë
- Namazi i bajrameve (sqarim teorik dhe praktik)
- Namazi i vitrit
- Namazet nafile
- Namazi i teravisë
- Namazi i xhenazës dhe dispozitat rreth xhenazes
- Lutjet pas namazit dhe duaja e namazit
Agjërimi
- Kushtet e agjërimit
- Muaji i Ramazanit
- Vërtetimi i fillimit dhe i përfundimit të Ramazanit
- Dita e dyshimit dhe dispozita e agjërimit
- Prishja e agjërimit
- Sunetet dhe adabet e agjërimit
- Mekruhet e agjërimit
- Gjërat aksidentale që lejojnë prishjen e agjërimit
- Agjërimi kaza
Viti II
Zeqati
- Njoftim me materialin
- Kushtet e zeqatit
- Zeqati në ar dhe argjend
- Zeqati në mallra tregtare
- Zeqati në xehe
- Zeqati në bereqete tokësore
- Destinimi i zeqatit
- Kujt nuk i takon zeqati
- Sadekatul fitri
Haxhi
- Kushtet e haxhit
- Haxhi bedel
- Farzet e haxhit
- Vaxhibet dhe sunetet e haxhit
- Mikati dhe llojet e haxhit
- Gabimet në haxh
Martesa dhe familja
- Zgjedhja bashkëshortore
- Fejesa në Islam
- Martesa dhe dispozitat e saj
- Kushtet e lidhjes së kontratës
- Kushtet e vlefshmërisë së kontratës
- Mehri
- Pengesat e përhershme të martesës
- Pengesat e përkohshme të martesës
- Poligamia
- Kushtet e zbatimit të kontratës
- Kushtet e domosdoshmërisë
- Obligimet bashkëshortore
Shkurorëzimi
- Shkurorëzimi dhe urtësia e tij
- Llojet e shkurorëzimit
- Shkurorëzimi el-Hal'u
- Shkurorëzimi dhihar dhe lian
- Ideti dhe llojet e tij
- Dispozitat e idetit
Viti III
Kontratat dhe marrëdhëniet pasurore
- Kontrata: definimi dhe teoria e kontratës
- Kontrata e shitblerjes
- Shitblerja me parapagim
- Kamata
- Amaneti
- Uzurpimi
- Ortakëria
- Bashkëngjitja e pasurisë
- Sigurimi i pasurisë
- Qiraja
- Garantimi
- Transferimi
- Marrëveshja
- Huazimi
- Vakëfi
- Vasijeti
Trashëgimia (Mirathi)
- Shkenca e mirathit
- Shtyllat dhe shkaqet e trashëgimisë
- Kushtet dhe pengesat e trashëgimisë
- Trashëgimtarët dhe rangimi i tyre
- Mundësitë e trashëgimtarëve As'habul Furud
- Asabatët
- Auvli
- Rikthimi i pasurisë te As'habul Furud
- Verifikimi i emëruesit të përbashkët
- Mënyra për ndarjen e pasurisë
- Dhevul Erhami
- Mbulimi (el-Haxhbu)
- Ushtrime praktike me shembuj
Viti IV
E drejta penale islame
- Njoftim me plan-programin
- Përkufizimi i veprës penale dhe metodologjia islame në përkufizimin e veprës penale dhe të sanksioneve
- Ndikimi i ndjenjës fetare në pengimin e subjektit nga veprimet penale
- Llojet e sanksioneve penale
- Mbytja me qëllim dhe sanksioni i saj
- Mbytja me gabim dhe shkaktimi i vrasjes; sanksioni përkatës
- Prostitucioni si vepër penale dhe sanksioni
- Shpifja për prostitucion dhe sanksioni i shpifjes
- Alkooli si vepër penale dhe sanksioni i paraparë
- Vjedhja si vepër penale dhe sanksioni i saj
- Plaçkitja si vepër penale
- Rebelimi si vepër penale
- Sanksioni i renegatit
- Ekstradimi i kriminelit
- Aborti si vepër penale
- Armiqësia ndaj trupit të njeriut
- Sanksioni diskrecional (Ta'ziri)
- Betimi
- Therja islame
- Veshmbathja
Institucionet dhe Bashkësia Fetare Islame
- Gjykata në Islam
- Institucioni dhe roli i tij
- Raportet e shtetit me shoqërinë
- Institucioni i Bashkësisë Islame në periudhën osmane
- Organizimi i Bashkësisë Islame pas rënies së osmanëve, 1912–1945
- Organizimi i Bashkësisë Islame nga viti 1945 deri në vitin 1990
- Pavarësia e Bashkësisë Islame
- Pozicioni juridik i Bashkësisë Islame në sistemin plural
- Aktet normative të Bashkësisë Islame
- Sistemi zgjedhor sipas Kushtetutës së BI
- Organet e Bashkësisë Islame
- Institucionet e BFI-së: medreseja, fakulteti dhe biblioteka