- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 28.08.2026 në ambientet e SHAM “Medreseja Isa Beu” – Shkup, u realizua një trajnim profesional me profesorët dhe profesoreshat e shkollës, me temë “Planifikimi dhe realizimi i programit mësimor”, si dhe “Hartimi i skenarit për realizimin e orës mësimore”
Trajnimi u udhëhoq nga prof. Vjollca Mehmeti Nuredini nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit pranë Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit në RMV, e cila përmes përvojës dhe njohurive të saj profesionale trajtoi aspekte të rëndësishme të procesit mësimor, duke ofruar udhëzime dhe qasje praktike për planifikimin sa më efektiv të mësimdhënies dhe realizimin cilësor të orës mësimore.
Pritjen e profesoreshës- trajnuese e bëri drejtori i SHAM “Medreseja Isa Beu”, Dr. Islam Islami, i cili vlerësoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të kuadrit arsimor dhe për ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor.
Falënderojmë Byronë për Zhvillimin e Arsimit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, si dhe drejtorëshën e Byrosë dhe zëvendësdrejtorin për mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me institucionin tonë.
Investimi në zhvillimin profesional të mësimdhënësve është investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e arsimit dhe në të ardhmen e nxënësve tanë.