• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Vizitë e veçantë në paralelen e vajzave të Medresesë Isa Beu – Shkup

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami, nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu,i cili u shoqërua nga shefi i kabinetit dr. Abdulkerim Iseni, dhe drejtorët e sektorëve të ndryshme të B.F.I-së, realizuan një vizitë në paralelen e vajzave në Shkup. Qëllimi i kësaj vizite ishte që t’u urohet nxënëseve fillimi i vitit të ri shkollor dhe t’u dëshirohet suksese në rrugëtimin e tyre arsimor dhe edukativ.
Të pranishmit u mirëpritën ngrohtësisht nga koordinatorja e kësaj paralele mr. Nurtene Shehu Sakipi si dhe nga i gjithë stafi edukativo-arsimor.
Në fjalën e tij, drejtori Dr. Islam Islami përshëndeti koordinatoren, profesoreshat dhe nxënëset, duke uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Ai gjithashtu falënderoi Reisul Ulemanë për përkrahjen e parezervë që i jep Medresesë Isa Beu dhe zhvillimit të saj.
Ndërsa në fjalën e tij, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, përshëndeti të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e dijes dhe arsimit të mirëfilltë. Ai potencoi se jemi shumë të lumtur që gjeneratat e reja të medresanteve vazhdojnë mësimet e tyre në përputhshmëri me planprogramin e akredituar, duke e quajtur këtë një moment historik për BFI-në, Medresenë Isa Beu, nxënësit dhe mbarë besimtarët.
Me këtë vizitë, u theksua edhe një herë se Medreseja Isa Beu mbetet një vatër e fortë e dijes dhe edukimit, ku gjeneratat e reja rriten me vlera të larta morale dhe akademike.