Më datë 24 shtator 2025, studentët e Fakultetit të Studimeve Islame të Universitetit të Sarajevës vizituan Medresenë “Isa Beu” në Shkup. Ata u pritën përzemërsisht nga drejtori i medresesë, Dr. Islam Islami, së bashku me stafin pedagogjik dhe administrativ.
Gjatë qëndrimit, studentët u njohën më nga afër me historikun dhe veprimtarinë e medresesë, si dhe vizituan hapësirat e saj, përfshirë bibliotekën, klasat dhe ambientet e tjera mësimore. Ata gjithashtu morën pjesë në një orë mësimore, ku patën mundësinë të vëzhgojnë nga afër procesin edukativo-arsimor dhe të bashkëbisedojnë me nxënës e mësimdhënës.
Kjo vizitë u vlerësua si një përvojë e vlefshme për shkëmbim njohurish dhe forcim të lidhjeve ndërmjet institucioneve arsimore islame në rajon!




COMMENTS