• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Përfaqësuesi i fondacionit Genç Hayrat vizitoi Medresenë Isa Beu

Medresenë Isa Beu në Shkup e vizitoi përfaqësuesi i organizatës turke Genç Hayrat, z. Emre Aracsi, koordinator i fondacionit Genç Hayrat Vakfı.
Ai u prit ngrohtësisht nga drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, i cili e njohu mysafirin me historikun, organizimin dhe misionin arsimor të institucionit.
Me këtë rast, z. Emre Aracsi dhuroi libra me përmbajtje edukative dhe garuese, të cilët do të përdoren për gara ndërmjet nxënësve, duke nxitur kështu motivimin, dijen dhe garën e shëndetshme mes tyre.
Gjatë takimit u shpreh gatishmëria për bashkëpunime të mëtejshme në fusha si arsimi, rinia dhe promovimi i vlerave morale.