• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Drejtori i Medresesë dr.Islam Islami, merr pjesë në fillimin e vitit akademik 2025-2026 në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

Me ftesë të dekanit të FSHI-së, prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, drejtori i Medresesë Isa Beu mori pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të fillimit të vitit të ri akademik 2025-2026 në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.
Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të shumta të jetës fetare e arsimore, mes tyre muftinj, drejtorë të sektorëve të BFI-së, profesorë të FSHI-së dhe të Medresesë, si dhe studentë të këtij institucioni të nderuar.
Fjalën përshëndetëse e mbajti dekani prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, ndërsa fjalën e rastit e mbajti Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili përgëzoi studentët, në veçanti ata që nisin rrugëtimin e tyre akademik në vitin e parë, duke theksuar rëndësinë e dijes, devotshmërisë dhe përkushtimit në shërbim të fesë dhe kombit.
Ne shenjë respekti Dekani prof.dr.Abdulxhemil Nesimi, i dhuroi drejtorit dr. Islam Islami një përmbledhje të punimeve te Fakultetit të Shkencave islame.
Allahu i bekoftë studentët dhe profesorët me sukses, dritë dhe frymëzim në këtë vit të ri akademik!