Medreseja “Isa Beu” nikoqire e seminarit për Imam, Vaiz dhe Muezinë, organizuar nga BFI dhe Ministria e çështjeve fetare e Arabisë Saudite

Medreseja “Isa Beu” nikoqire e seminarit për Imam, Vaiz dhe Muezinë, organizuar nga BFI dhe Ministria e çështjeve fetare e Arabisë Saudite

Medreseja “Isa Beu” ishte nikoqire e një seminari të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame, nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetai, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare Islame të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në kuadër të ciklit të trajnimeve Fetare dhe Shkencore për imamë, hatibë dhe muezinë.
Programi u hap me një recitim të bukur të Kuranit nga hafizi Shuajb Sadiki, nxënës I Medresesë, ndërsa moderimin e udhëhoqi drejtori për marrëdhënie me botën arabe, H. Ismet ef. Ademi.
Në hapje të trajnimit, Reisul Ulemaja, H. hfz. Shaqir ef. Fetai, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi ligjëruesin Shejh dr. Ahmed El-Mushejkih, thirrës (davetxhi) në Ministrinë e Vakufit dhe Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, si dhe të dërguarin special të ministrit të Vakufit, ekselencën e tij Shejh prof. dr. Abulatif bin Abdulaziz Al Esh-Sheikh.
Reisul Ulemaja theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në zhvillimin profesional dhe shpirtëror të kuadrit tonë fetar, duke vlerësuar edhe kontributin e çmuar të Mbretërisë së Arabisë Saudite në forcimin e thirrjes islame dhe në përkrahjen e vazhdueshme që u jep besimtarëve dhe institucioneve islame në vend. Ai shprehu falënderim të veçantë për Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman për kujdesin dhe përkrahjen e tyre në këtë drejtim.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe nikoqiri i këtij seminari , drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam ef. Islami, i cili e vlerësoi lartë këtë nismë dhe bashkëpunimin të sinqertë.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe:
▪️ Dr. Shejh Ahmed El-Musheikh – Ligjërues në seminar dhe i dërguar i Ministrisë së Vakufit
▪️ Shejh Abdulvehhab El-Kahtani
▪️ Zejd El-Hamdan – Nga zyra e atasheut për çështje fetare
▪️ Abdullah El-Musa – Drejtor i Qendrës së Mbretit Fehd në Mostar
▪️ Turki El-Utejbi – Përfaqësues i ambasadorit Fejsal bin Hifdhi.
Në këtë trajnim morën pjesë imamë, hatibë dhe muezina nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Gostivari, të cilët patën mundësinë të pasurojnë njohuritë e tyre fetare dhe praktike.
Ky seminar vjen si një dëshmi e bashkëpunimit të frytshëm dhe përkushtimit ndaj përgatitjes së kuadrove fetare dhe ngritjes së dijes në vendin tonë.

COMMENTS