- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Drejtori i SHAM “Medreseja Isa Beu”, Dr. Islam Islami, mori pjesë në mbledhjen e këshillit nacional për eurointegrime, e cila u mbajt në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame të RMV.
Gjatë punimeve të këtij këshilli u trajtuan çështje me rëndësi strategjike që lidhen me procesin e integrimit evropian të vendit, me theks të veçantë në rolin e faktorëve shoqërorë dhe institucionalë në avancimin e reformave integruese, si dhe forcimin e dialogut ndërinstitucional.
Pjesëmarrja në këtë mbledhje institucionale dëshmon për angazhimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV në proceset shtetërore dhe përfaqësimin e saj në forume me rëndësi për zhvillimet e përgjithshme shoqërore dhe institucionale të vendit.