Shkolla fetare “Orange Crescent School” nga Los Angeles, Orange County, realizoi një vizitë në Medresenë “Isa Beu” në Shkup.
Në këtë vizitë morën pjesë rreth 50 nxënës, të shoqëruar nga drejtoresha e shkollës, disa profesorë dhe profesoresha, si dhe disa prindër të nxënësve.
Në ambientet e medresesë, mysafirët u pritën nga sekretari i Medresesë “Isa Beu”, prof. Avni Neziri, i cili, në emër të drejtorit Dr. Islam Islami, i falënderoi për vizitën dhe interesimin e treguar ndaj këtij institucioni arsimor dhe fetar. Me këtë rast, sekretari para mysafirëve prezantoi historikun e Medresesë “Isa Beu”, zhvillimin e saj ndër vite, misionin dhe vizionin institucional, si dhe procesin edukativo-arsimor që zhvillohet në këtë institucion, duke vënë theks të veçantë në formimin fetar, moral dhe akademik të nxënësve.
Gjatë vizitës së tyre, mysafirët patën mundësinë të vizitojnë hapësirat e medresesë, duke përfshirë klasat mësimore, mesxhidin, konviktin dhe restorantin, si dhe të njihen nga afër me jetën edukative, shpirtërore dhe me traditë shumëvjeçare.



COMMENTS