• Skopje, North Macedonia
  • Hënë - Premte 7:30 am - 13:30 pm
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Prof. Xhihad Ismaili

Prof. Xhihad Ismaili ka lindur më 23 Shtator 2000 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Shkollën fillore e përfundoi në shkollën fillore “Liria”- Shkup, ndërsa arsimin e mesëm e mbaroi në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ku tregoi sukses të shkëlqyer gjatë gjithë periudhës së shkollimit, gjithashtu ishte edhe udhëheqës(kryetar) i unionit të nxënësve.

Në vitin 2019, pas diplomimit në Medrese, nisi studimet në Fakultetin e Sheriatit dhe Ligjit, pranë Universitetit të Ez’herit në Kajro, në drejtimin e Sheriatit Islam dhe Ligjit ndërkombëtar(Sheria we Kanun), ku arriti të diplomon në të drejtën komparative mes ligjeve(Islam dhe ndërkombëtar). Studimet i përfundoi me sukses në vitin 2025, duke përfshirë një vit përgatitor për mësimin e gjuhës arabe. Performanca e tij gjatë studimeve dëshmoi pasionin dhe përkushtimin e tij për dituri dhe sukses. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe me ndihmën e Allahut, Xhihad Ismaili në vitin 2021 arrinë të memorizoj Kuranin famëlartë dhe të mer titullin Hafiz i Kur’anit Famëlartë.
Gjatë këtij rrugëtimi akademik, Xhihad Ismaili ka ushtruar detyrën e imamit, si vullnetarisht në vendlindje, ashtu edhe si i punësuar përkohësisht në disa xhami në diasporë. Afërsia e tij me hoxhallarët e vendit, që në vitet e hershme të jetës, i dha përvojën e parë në udhëheqjen e xhematit dhe shërbimet në Mihrab.
Në Zvicër dhe Gjermani, ai ka shërbyer me përkushtim si ndihmës imam dhe imam i vetëm, veçanërisht gjatë muajve të Ramazanit. Për gjashtë vite rresht, ai ishte ndihmës imam dhe imam në xhamitë shqiptare në diasporë duke nisur nga: xhamia Ludwigschafen, xhamia Sabër-Winterthur, xhamia Flums, xhamia Flawil, xhamia Wil, xhamia Nur-Frauenfeld, xhamia Ardhmenia-Lenzburg, xhamia Winti-Winterthur, xhamia shaqiptare në Salmsach- Zvicër.
Përveç përvojës së tij në diasporë, ka kontribuar edhe në vendlindje, duke treguar gatishmërinë për kryerjen e ritualeve në disa xhami të ndryshme duke filluar nga: xhamia “Kapixhi Hamza”, xhamia “Mehmed Kebir Qelebi”, xhamia e re  “Çair”, xhamia “Kasim Beu”. Gjithashtu ka treguar gatishmërinë e tij për kryerjen e ritualeve të ditës së xhuma në shumë xhami të ndryshme kur Myftinia e Shkupit ka bërë thirrje në raste nevoje.
Studimet pasuniversitare i vazhdon në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup(FSHI), gjithashtu edhe në Universitetin e Evropës Juglindore(UEJL) në drejtimin e të drejtës kushtetuese.
Është njohës i disa gjuhëve të huaja, si: gj. shqipe(gjuhë amtare), gj. maqedone, gj. angleze, gj. arabe.
Prof. Xhihad Ismaili nga Tetori i vitit 2025 nga Bashkësia Fetare Islame angazhohet me detyrë në arkivin e Medresesë.