• Skopje, North Macedonia
  • Hënë - Premte 7:30 am - 13:30 pm
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Prof. Sejhan Mulaki

Prof. Sejhan Mulaki është e lindur më 20.01.2003 në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. Është e përkushtuar, mendjehapur dhe shumë e motivuar në fushën e Ekonomisë dhe Biznesit, e gatshme për të përdorur aftësitë e veta në avancimin e ekipit të ardhshëm ku do të bashkohem. E aftë në mësimdhënie, puna në grupe në lëndë si Matematika, Ekonomia, Menaxhmenti, Biznesi, Informatika.

ARSIMI

Master në Biznes dhe Ekonomi në përfundim

Universiteti i Evropës Juglindore, Shkup, Maqedonia e Veriut
Tema e punimit përfundimtar: “Ndikimi i rritjes së bankave në Maqedoninë e Veriut”
Mbrojtja e punimit përfundimtar: Shtator 2026

Bachelor në Biznes dhe Ekonomi: Financa, Bankë dhe Kontabilitet

Universiteti i Evropës Juglindore, Shkup, Maqedonia e Veriut
Statusi: Ekonomiste e diplomuar
Lëndët kryesore: Statistika, Kontabilitet, Matematika, Bankë, Investime, Tatime dhe Marrje Vendimesh, Kontabilitet i Zbatuar

Shkolla e Mesme:

Gjimnazi “Zef Lush Marku”, Shkup, Maqedonia e Veriut
Diplomuar: Qershor, 2020

EKSPERIENCA

Praktikante në kontabilitetin korporativ
Kompania: Tempo Profili 99, Shkup, Maqedonia e Veriut
Periudha: Korrik 2022 – Tetor 2022

Detyra dhe Përgjegjësi Kryesore:

* Hartimi dhe paraqitja e raporteve, buxheteve, planeve të biznesit dhe komenteve financiare.
* Negocimi i kushteve të marrëveshjeve të biznesit me klientët.
* Përgatitja e llogarive dhe kthimeve tatimore, auditimi i informatave financiare dhe trajtimi i situatave të falimentimit.
* Ofrimi i shërbimeve të planifikimit tatimor në përputhje me legjislacionin aktual.
* Analiza e llogarive mujore të bilancit për raportime korporative.
* Dorëzimi i deklaratave tatimore dhe përgatitja e raporteve qeveritare.

CERTIFIKATA DHE ARRITJE

* Vend i tretë në gara ndërkombëtare të matematikës – 10 mars 2019, Zef Lush Marku, Shkup, Maqedonia e Veriut
* Certifikatë për trajnimin “Aftësi të buta dhe zhvillim personal” – 20 mars 2021, UEJL Shkup
* Pjesëmarrëse në shkëmbimin rinor “Green Project” – 04 – 10 gusht 2021, Strugë, Maqedonia e Veriut
* Pjesëmarrëse në shkëmbimin rinor “Përdorimi i duhur i mediave” – 13 – 21 shtator 2021, Varshavë, Poloni
* Certifikatë për përfundimin e kursit “Inteligjenca Artificiale” – Nota: A | Kredite ECTS: 4, 01 – 12 gusht 2022, Prizren, Republika e Kosovës

AFTËSI

* Microsoft Excel
* Njohuri të avancuara në IT
* MS Office
* Zgjidhja e problemeve
* Aftësi ndërpersonale
* Dëgjues aktiv dhe komunikim efektiv

GJUHË

* Shqip: Gjuhë amtare
* Maqedonisht: Shumë mirë
* Anglisht: Shumë mirë
* Turqisht: Niveli bisedor