• Skopje, North Macedonia
  • Hënë - Premte 7:30 am - 13:30 pm
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Prof. Ferdi Iseni

Prof. Ferdi Iseni ka lindur më 28 Tetor 1987 në Shkup. Shkollimin fillor e kreu në Shkollën Fillore “Qirili dhe Metodi” në fshatin Straçincë – Shkup, në periudhën 1995–2002, ndërsa arsimin e mesëm e përfundoi në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, gjatë viteve 2002–2006.

Studimet universitare i vazhdoi në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ku studioi në periudhën 2006–2010. Paralelisht kreu edhe studimet në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Financa – Kontabiletet pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, në periudhën 2007–2010.

Veprimtarinë dhe kontributin e tij fetar e filloi qysh si nxënës gjatë muajit të Ramazanit në vitin 2006, duke shërbyer si imam në diasporë, kryesisht në Zvicër. Përgjatë viteve ka ushtruar detyrën e imamit në shumë xhami dhe qytete të ndryshme zvicerane, ndër to: Wil, Appenzell, Langenthal, Aarburg, Basel, Dietikon, Baden-Gebensdorf, Lugano, etj. Këtë angazhim e vazhdoi deri në vitin 2023, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në jetën fetare dhe edukative të bashkatdhetarëve në diasporë.

Nga 1 Shkurti i vitit 2024 është i punësuar në SHAM “Medreseja Isa Beu” – Shkup, në cilësinë e udhëheqësit të financave (Kontabilist).

Ferdi Iseni zotëron aftësi të mira në disa programe kompjuterike, gjithashtu flet gjuhën shqipe si gjuhë amtare, si dhe gjuhën turke dhe maqedonase.