• Skopje, North Macedonia
  • Hënë - Premte 7:30 am - 13:30 pm
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

SHAM “MEDRESEJA ISA BEU” – Shkup diplomimi i gjeneratës së re në Filharmoninë e RMV-së!

22Jul
  • 0

    days

  • 0

    hours

  • 0

    minutes

  • 0

    seconds

  • 6:00 pm - 9:00 pm (UTC+02:00)
Ditë Krenarie: SHAM "MEDRESEJA ISA BEU" - Shkup diplomoi gjeneratën e re në Filharmoninë e RMV-së!
Më 22 qershor 2026, salla madhështore e Filharmonisë së RMV-së në Shkup u pushtua nga emocionet, krenaria dhe suksesi i një brezi të jashtëzakonshëm. Në një atmosferë festive dhe tejet dinjitoze, u mbajt ceremonia e ndarjes së diplomave për maturantët dhe maturantet e SHAM "MEDRESEJA ISA BEU"- Shkup.
Manifestimin me pjesëmarrjen e tyre e nderuan Reisul Ulema i BFI-së H. Hfz Shaqir ef. Fetai me të gjithë Rijasetin e BFI-së, muftinjtë pranë muftinive të BFI-së së bashku me stafin e tyre, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, drejtorët e sektorëve pranë BFI-së, përfaqësues të Korit Diplomatik, drejtorë pranë institucioneve shtetërore e shkollave të mesme, si dhe shumë profesorë, prindër e mysafirë të respektuar.
Nën moderimin e Prof. Ferdi Iseni, manifestimi nisi me zërin e mrekullueshëm të nxënësit Sali Ebipi, i cili bëri leximin e disa ajeteve të Kuranit Famëlartë, pasuar nga një video intro që shfaqi rrugëtimin katërvjeçar dhe kushtet moderne të kësaj vatre të çmuar të dijes.
Në skenë i pari u ngjit drejtori i përgjithshëm i Medresesë, Dr. Islam Islami, i cili në fjalimin e tij vuri theksin te përkushtimi i madh institucional dhe puna e vazhdueshme për ta mbajtur shkollën në nivelet më të larta edukativo-mësimore. Ai u shpreh tejet mirënjohës ndaj profesorëve dhe prindërve, duke potencuar se ky sukses është fryt i një bashkëpunimi të palodhshëm.
Pas tij, me fjalë frymëzuese dhe plot urtësi, të pranishmëve iu drejtua Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, i cili përcolli një porosi të fuqishme, duke potencuar se kjo diplomë nuk është fundi, por fillimi i një misioni për të përhapur dritën e dijes, moralit dhe vlerave të larta islame në shoqëri, duke i bekuar të rinjtë në rrugëtimin e tyre të ri.
Më pas u kalua tek akti më i pritur, ai i shpërndarjes së diplomave. Skena u mbush plot jetë, krenari dhe duartrokitje të pafundme nga mysafirët e shumtë me ngjitjen e 68 maturantëve dhe maturanteve të kësaj gjenerate, të cilët morën diplomat e tyre pas një rrugëtimi plot sakrificë e sukses.
Në mesin e kësaj gjenerate të shkëlqyer, u nderuan veçmas nxënësit e gjeneratës, të cilët u dekoruan nga udhëheqësia e BFI-së me kompletin e çmuar të librave „Zani i Naltë“: Zemri Asani (Medreseja qendër), Hirmete Islami dhe Esra Nexhipi (paralelja e vajzave – Shkup), Amra Abduraimi (paralelja e vajzave – Tetovë), Zulejha Miftari (paralelja e vajzave – Gostivar) dhe Ersin Sulejman (paralelja e djemve – Shtip).
Pjesa e dytë e manifestimit e kaloi gëzimin në një tjetër dimension përmes artit që buron nga shpirti. Kori i mrekullueshëm i Medresesë, nën udhëheqjen e prof. Eljesa Asani, dhuroi emocione të papërsëritshme me interpretimet e tij.
Kulmi i mbrëmjes u arrit kur në skenë u ngjit artisti i përmasave botërore dhe ish-medresanti i kësaj shkolle, Mesut Kurtish. Në një finale madhështore, të gjithë maturantët u bashkuan në skenë me Mesut Kurtish për të interpretuar së bashku ilahinë kushtuar Medresesë, “Medreseja jonë”, duke përmbyllur kështu një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh.
Urime gjeneratës së re! Ju priftë e mbara në rrugëtimin tuaj drejt dijes, suksesit dhe shërbimit ndaj fesë, kombit dhe shoqërisë.