• E hënë - E Premte 7:30 am - 13:30 pm
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Idriz Halid

Idriz Halid, koordinator i paraleles së djemve të Medresesë Isa Beu në Shtip
Koordinator

Idriz Halid

Koordinator i Medresesë "Isa Beu" — Paralelja e Djemve, Shtip, Maqedoni e Veriut

  • Koordinator që nga 2019
  • Profesor që nga 2007
  • Al-Az'har, Kajro
  • Gjuhë arabe

Edukimi

  • 1983 I lindur më 5 prill 1983

    Delçevë, Maqedoni e Veriut

  • 2002 Arsimi i mesëm

    SHMI "Medreseja Isa Beu" — Shkup

  • 2007 Fakulteti i Usulu Dinit

    Universiteti Al-Az'har, Kajro

Përvoja profesionale

  • 2007 — në vazhdim Profesor i gjuhës arabe

    SHMI "Medreseja Isa Beu" — Shkup, Paralelja Shtip. Kontribuon në mënyrë aktive në procesin edukativo-arsimor.

  • 2019 — në vazhdim Koordinator i Paraleles Shtip

    SHMI "Medreseja Isa Beu" — Paralelja e Djemve, Shtip

Kontributi në materialet mësimore

Përkthim dhe recensionim

Krahas punës mësimore, ka realizuar përkthimin dhe recensionimin e një pjese të programit mësimor në gjuhën maqedone dhe turke, duke kontribuar në përmirësimin e materialeve mësimore dhe të procesit edukativo-arsimor.