- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Në kuadër të programit vjetor për vitin shkollor 2026/2027, Shoqata e Nxënësve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shkollës për Arsim të Mesëm “Medreseja Isa Beu” – Shkup, organizoi turnirin tradicional në futboll të vogël.
Hapja e turnirit u bë në praninë e nxënësve, stafit arsimor dhe drejtorit të Medresesë, Dr. Islam Islami, i cili përshëndeti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e aktiviteteve sportive për promovimin e shëndetit fizik, rekreacionit dhe zhvillimin e frymës së bashkëpunimit e të shoqërisë mes nxënësve.
Në turnir morën pjesë ekipe të formuara nga klasat e ndryshme të shkollës. Pas ndeshjeve të zhvilluara me rivalitet sportiv dhe emocione, rezultatet përfundimtare u përcaktuan si vijon:
Vendi i parë: Klasa III-1
Vendi i dytë: Klasa IV-1
Vendi i tretë: Klasa II-1
Në kuadër të turnirit u ndanë edhe vlerësimet individuale për nxënësit që u dalluan me paraqitjet e tyre:
Golashënuesi më i mirë: Jasir Kadrija
Portieri më i mirë: Fisnik Kadriji
Lojtari më i mirë: Ilmi Beqiri
Turniri u karakterizua nga fryma e lojës korrekte, atmosfera vëllazërore dhe respekti i ndërsjellë, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është një ndër format më të mira për të kultivuar disiplinën, bashkëpunimin dhe miqësinë mes nxënësve.
Shkolla për Arsim të Mesëm “Medreseja Isa Beu” vazhdon të mbështesë aktivitete të tilla, të cilat, krahas formimit arsimor dhe edukativ, kontribuojnë edhe në zhvillimin fizik, social dhe personal të nxënësve.
Postime të ngjashme
14 Tetor 2026
PUNËTORI EDUKATIVE ME NXËNËSET E SHKOLLAVE TË MESME: “BULLIZMI NË SHKOLLË DHE PASOJAT E TIJ”
9 Tetor 2026
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË NXËNËSIT TË MEDRESESË „ISA BEU“, HFZ. SALI FATMIR EBIPI
2 Tetor 2026
EKSKURSION NJËDITOR ME NXËNËSET E SHAM “MEDRESEJA ISA BEU” – PARALELJA E VAJZAVE, TETOVË