- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese që realizohen me nxënëset e shkollave të mesme, vazhdon organizimi i punëtorive që synojnë trajtimin e temave me rëndësi të veçantë për zhvillimin personal, emocional dhe shoqëror të të rinjve.
Këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sfidat me të cilat përballen të rinjtë në mjedisin shkollor dhe shoqëror, duke nxitur respektin e ndërsjellë, empatinë, komunikimin e shëndetshëm dhe krijimin e një mjedisi të sigurt e mbështetës për të gjithë.
Më 14 tetor 2026 (e mërkurë), në SHAM “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Gostivar, u realizua një punëtori edukative me temën “Bullizmi në shkollë dhe pasojat e tij”, e udhëhequr nga psikologia e medresesë, Dr. Zumera Alili, dhe pedagogia, prof. Nurdan Durmishi. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënëset e vitit të parë.
Gjatë punëtorisë u trajtua dukuria e bullizmit, format e shfaqjes së tij dhe pasojat që mund të ketë në mirëqenien emocionale, psikologjike dhe sociale të nxënëseve. Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së parandalimit të kësaj dukurie, zhvillimit të empatisë, pranimit të dallimeve dhe ndërtimit të marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet bashkëmoshatarëve.
Përmes diskutimeve dhe pjesëmarrjes aktive, nxënëset patën mundësinë të reflektonin mbi rolin dhe përgjegjësinë e secilës në parandalimin e bullizmit, si dhe mbi rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor ku mbizotërojnë respekti, mirëkuptimi dhe mbështetja e ndërsjellë.
Aktiviteti u prit me interesim të lartë dhe u karakterizua nga angazhimi aktiv i nxënëseve, duke dëshmuar rëndësinë e organizimit të punëtorive të tilla për ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e të rinjve përballë sfidave të kohës.
Shprehim falënderime të sinqerta për psikologen Dr. Zumera Alili dhe pedagogen prof. Nurdan Durmishi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre profesional në realizimin e kësaj punëtorie, si dhe për nxënëset për pjesëmarrjen aktive dhe seriozitetin e treguar.
Një falënderim i veçantë i dedikohet koordinatorit të kësaj paraleleje, prof. Afrim Alija, si dhe të gjithë stafit edukativo-arsimor për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të edukimit, zhvillimit dhe mirëqenies së nxënëseve.
Parandalimi i bullizmit fillon me ndërgjegjësimin, forcohet përmes empatisë dhe ndërtohet çdo ditë përmes respektit të ndërsjellë.
Postime të ngjashme
15 Tetor 2026
NXËNËSIT E SHKOLLËS PËR ARSIM TË MESËM “MEDRESEJA ISA BEU” ORGANIZUAN TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
9 Tetor 2026
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË NXËNËSIT TË MEDRESESË „ISA BEU“, HFZ. SALI FATMIR EBIPI
2 Tetor 2026
EKSKURSION NJËDITOR ME NXËNËSET E SHAM “MEDRESEJA ISA BEU” – PARALELJA E VAJZAVE, TETOVË