• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Ramije Asani

Prof. Ramije Asani, profesoreshë e Akaidit dhe e Historisë së Religjioneve në Medresenë Isa Beu
Profesoreshë · Akaid

Prof. Ramije Asani

Profesoreshë e Akaidit dhe e Historisë së Religjioneve · e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë · Gostivar, Maqedoni e Veriut

  • Në Medrese që nga 2009
  • FSHI, Sarajevë
  • Pedagoge e shkencave islame
  • 5 gjuhë

Profili profesional

Mësimdhënie, edukim fetar dhe kulturë

Ramije Asani është pedagoge e shkencave islame, e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie, edukim fetar dhe veprimtari kulturore. Që nga viti shkollor 2009/2010 jep mësim në Medresenë e Vajzave në Gostivar dhe aktualisht ligjëron Akaid (Apologjetikë Islame) dhe Histori e Religjioneve. Përmes angazhimit profesional dhe vullnetar, kontribuon në edukimin e brezave të rinj dhe në formimin e tyre intelektual e moral.

Lëndët

Aktualisht

  • Akaid (Apologjetikë Islame)
  • Histori e Religjioneve

Më herët

  • Da've dhe Retorikë
  • Histori Islame
  • Sire Nebevije
  • Kulturë dhe Qytetërim Islam
  • Ulumul Kur'an
  • Ulumul Hadith

Përvoja profesionale

  • 2009/2010 — në vazhdim Profesoreshë Medreseja e Vajzave — Gostivar

    Filloi me honorar si ligjëruese e Da'vesë dhe Retorikës, ndërsa me kalimin e viteve ligjëroi edhe Histori Islame, Sire Nebevije, Kulturë dhe Qytetërim Islam, Ulumul Kur'an dhe Ulumul Hadith. Aktualisht ligjëron Akaid dhe Histori e Religjioneve.

  • 2008/2009 — tre vjet e gjysmë Mësimdhënëse e Etikës së Religjioneve SH.F. "Ismail Qemali" — Gostivar
  • Shtatë vite radhazi Ligjëruese gjatë Ramazanit Xhamia Wil dhe xhamitë përreth — Zvicër

    Që gjatë studimeve, ligjërata fetare për komunitetin shqiptar.

  • Vullnetarisht Mësuese e leximit të Kur'anit Xhamia e fshatit Forinë — Gostivar

    Mësime të leximit të Kur'anit për gratë dhe vajzat e rritura, si dhe organizim i mukabeleve e ligjëratave. Që nga pandemia e vazhdon këtë veprimtari online.

Edukimi

  • Arsimi fillor Shkolla fillore — Neproshten, Tetovë
  • Arsimi i mesëm Shkolla e mesme e mjekësisë "Nikolla Shtejn" — Tetovë
  • Studime universitare Fakulteti i Shkencave Islame — Sarajevë

    Bosnjë dhe Hercegovinë. Kualifikimi: profesoreshë e Pedagogjisë Islame.

  • Specializime Universiteti i Tetovës

Veprimtari publike dhe kulturore

Tribuna dhe panele

Paneliste në tribuna të shumta fetare dhe shkencore, të organizuara nga Myftinia e Gostivarit, Komuna e Gostivarit dhe organizata joqeveritare, me tema fetare, edukative, shoqërore dhe kulturore.

Këndi kreativ

Prej vitesh udhëheq këndin kreativ, ku së bashku me nxënëset realizojnë punime kaligrafike, filografike dhe krijime të tjera artistike, të prezantuara në ekspozitën që organizohet në kuadër të Medresesë.

Gjuhët

  • Shqip — gjuhë amtare
  • Boshnjakisht — shkëlqyeshëm
  • Maqedonisht — shkëlqyeshëm
  • Anglisht — shumë mirë
  • Arabisht — mirë