• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Nasir Recepi

← Kthehu te Administrata
Prof. Nasir Recepi, profesor në paralelen e Medresesë Isa Beu në Shtip
Profesor · Shtip — djem

Prof. Nasir Recepi

  • Myfti i Myftinisë së Shtipit (BFI) që nga viti 2017
  • Koordinator themelues i paraleles së Medresesë "Isa Beu" në Shtip (2006)
Fikh Usul el-Fikh Akaid (Kelam) Historia e Feve

Biografia

Nasir Recepi u lind më 8 nëntor 1974 në Tetovë, Maqedoni e Veriut. Arsimin fillor e kreu në shkollën fillore "Dame Gruev", ndërsa arsimin e mesëm në Medresenë "Isa Beu". Studimet e larta i vazhdoi në Turqi, ku diplomoi në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit Selçuk.

Interesohet për arsimin fetar, shkencat islame, historinë e feve dhe sociologjinë e fesë. Ka marrë pjesë në simpoziume, punëtori dhe takime shkencore brenda dhe jashtë vendit. Vazhdon të punojë në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, përkthimit dhe shërbimeve fetare.

Arsimimi

  • Doktoratë Universiteti Uludağ — Sociologjia e Fesë Instituti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Filozofisë dhe Shkencave Fetare. Studimet janë pezulluar në fazën e tezës.
  • Master Universiteti Selçuk — Historia e Feve Instituti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Filozofisë dhe Shkencave Fetare. Teza: "Kishat ortodokse maqedonase dhe historia e tyre".
  • Studime themelore Universiteti Selçuk — Fakulteti i Teologjisë Konja, Turqi
  • Arsimi i mesëm Medreseja "Isa Beu" Shkup

Përvoja profesionale

  • 2017 — sot Myfti i Myftinisë së Shtipit, Bashkësia Fetare Islame Punon në kryerjen e shërbimeve fetare, zhvillimin e arsimit fetar, mbështetjen e veprimtarisë së medreseve dhe mejtepeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare.
  • 2014 — 2018 Anëtar i Bordit Drejtues, Universiteti Vizion
  • 2006 — sot Medreseja "Isa Beu" — paralelja Shtip Mori pjesë në themelimin e paraleles në Shtip dhe, si koordinator themelues, kontribuoi në veprimtarinë arsimore dhe në zhvillimin institucional të medresesë. Jep lëndët Fikh, Usul el-Fikh, Akaid (Kelam) dhe Historia e Feve.

Puna akademike dhe shkencore

Është autor i teksteve mësimore të Akaidit për klasën e parë, të dytë dhe të tretë, që mësohen në Medresenë "Isa Beu". Ka marrë pjesë në hartimin e teksteve mësimore për Medresenë "Haxhi Sheh Shamia" në Shqipëri.

Ka qenë anëtar i grupit që përktheu në gjuhën shqipe koleksionin "Islami përmes haditheve" dhe ka kontribuuar në përgatitjen e Enciklopedisë Themelore Islame në gjuhën shqipe. Gjithashtu ka marrë pjesë në përkthimin dhe redaktimin e veprave të ndryshme shkencore, si dhe në libra e artikuj të përkthyer nga turqishtja në shqip.