• Skopje, North Macedonia
  • E hënë - E Premte 7:30 am - 13:30 pm
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Beqir Memeti

Dr. Beqir Memeti, koordinator i paraleles së vajzave të Medresesë Isa Beu në Tetovë
Koordinator

Dr. Beqir Memeti

Koordinator i Medresesë "Isa Beu" — Paralelja e Vajzave, Tetovë, Maqedoni e Veriut

  • Koordinator që nga 2025
  • Doktoraturë 2024
  • Filologji orientale
  • Autor i 1 libri

Edukimi

  • Arsimi fillor dhe i mesëm Medreseja "Isa Beu", Shkup

    Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, në Xhepçisht të Tetovës, ndërsa shkollimin e mesëm në Medresenë "Isa Beu" në Shkup.

  • Kurs i gjuhës arabe Universiteti "Zejtuna", Tunis
  • Studimet deridiplomike Fakulteti i Shkencave Islame — Shkup
  • Magjistratura Universiteti i Tetovës — Fakulteti Filozofik

    Programi studimor: Filologji orientale

  • 2018 — 2024 Doktoraturë në Filologji orientale

    Universiteti i Tetovës — Fakulteti Filozofik

    Tema: "Relacionet Orient–Oksident në veprimtarinë e autorëve shqiptarë, 1912–1939"

Përvoja profesionale

  • 2025 — në vazhdim Koordinator

    Medreseja "Isa Beu" — Paralelja e Vajzave, Tetovë

  • 2020 — 2024 Asistent (part-time)

    Universiteti i Tetovës — Fakulteti Filozofik, programi studimor Filologji orientale

  • 2019 — 2024 Referent për arsim

    Myftinia e Tetovës

  • 2017 — 2019 Koordinator

    Medreseja "Isa Beu" — Paralelja e Vajzave, Tetovë

  • 2015 — 2017 Themelues dhe udhëheqës i Sektorit për Kulturë

    Myftinia e Tetovës

  • 2005 Bashkëthemelues dhe drejtor

    Fondacioni "RENOVA"

  • 1999 — 2015 Imam

    Xhamia e fshatit Xhepçisht, Tetovë

Botime dhe punime shkencore

"Publicistika e Haki Sharofit"

Autor i librit, botuar në vitin 2022.

Ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe ka botuar punime në revistat shkencore PHILOSOPHICA dhe ALBANOLOGJIA.