• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Erdovan Shabanovski

← Kthehu te Administrata
Prof. Erdovan Shabanovski, profesor në paralelen e Medresesë Isa Beu në Shtip
Profesor · Shtip — djem

Prof. Erdovan Shabanovski

  • Imam-hatib dhe profesor në paralelen e Medresesë "Isa Beu" në Shtip
  • Magjistër i Historisë Islame, Universiteti "Uludağ"
Hadith Informatikë Kaligrafi

Biografia

Erdovan Shabanovski u lind më 24 shtator 1992 në Kavadar, Maqedoni e Veriut. Arsimin fillor e kreu në vitin 2007 në shkollën fillore "Strasho Pinxhur" në Josifovë, ndërsa arsimin e mesëm në vitin 2011 në paralelen e Medresesë "Isa Beu" në Shtip. Në vitin 2016 diplomoi në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit "Uludağ", ku në vitin 2019 përfundoi edhe studimet master në Historinë Islame.

Shërben si imam-hatib dhe është profesor në paralelen e Medresesë "Isa Beu" në Shtip, ku jep lëndët Hadith, Informatikë dhe Kaligrafi. Fushat e tij të ekspertizës janë shkencat islame dhe arsimi fetar, historia islame, mësimdhënia dhe puna pedagogjike, të folurit publik dhe ligjëratat, si dhe organizimi i programeve fetare, arsimore dhe kulturore.

Arsimimi

  • 2019 Studime master — Historia Islame Universiteti "Uludağ", Instituti i Shkencave Shoqërore, Departamenti i Historisë Islame. Teza: "Jeta socio-ekonomike në Strumicë në shekullin XIX".
  • 2016 Studime themelore — Teologji Universiteti "Uludağ", Fakulteti i Teologjisë, Bursa, Turqi
  • 2011 Medreseja "Isa Beu" — paralelja Shtip Arsimi i mesëm
  • 2007 Shkolla fillore "Strasho Pinxhur" Josifovë

Angazhimi profesional

  • Profesor Medreseja "Isa Beu" — paralelja Shtip Realizon punën mësimore dhe edukativo-arsimore, punon me nxënësit dhe merr pjesë në aktivitetet e lidhura me bashkësinë fetare.
  • Imam-hatib Shërbim fetar dhe shpirtëror Përgatit dhe realizon programe fetare, arsimore dhe kulturore.