• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Erxhan Zekir

← Kthehu te Administrata
Prof. Erxhan Zekir, profesor në paralelen e Medresesë Isa Beu në Shtip
Profesor · Shtip — djem

Prof. Erxhan Zekir

  • Profesor i Shkencave Islame në paralelen e Medresesë "Isa Beu" në Shtip që nga viti 2015
  • Referent në Myftininë e Shtipit që nga viti 2018
Fikh Tefsir Ulumul Kur'an

Biografia

Erxhan Zekir u lind më 19 tetor 1991 në Shtip, Maqedoni e Veriut. Klasat I–IV i kreu në shkollën fillore "Goce Dellçev" në fshatin Shashavarli, ndërsa klasat V–VIII në shkollën fillore "Dimitar Vllahov" në Shtip, të cilën e përfundoi në vitin 2005. Arsimin e mesëm e kreu në paralelen e Medresesë "Isa Beu" në Shtip (2005–2009).

Në periudhën 2009–2015 studioi në Fakultetin e Teologjisë të Universitetit "Uludağ" në Bursa, Turqi, ku u diplomua teolog. Ka përfunduar edhe studimet master në Biznes dhe Menaxhment në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip.

Përvoja profesionale

  • 2018 — sot Referent — Myftinia e Shtipit Kryen punë administrative dhe organizative për nevojat e Myftinisë së Shtipit dhe koordinon aktivitete fetare dhe shoqërore në rajon.
  • 2015 — sot Profesor i Shkencave Islame — Medreseja "Isa Beu", paralelja Shtip Jep lëndët Fikh, Tefsir dhe Ulumul Kur'an.
  • Projekte Bashkëpunëtor dhe koordinator projektesh Organizatat kulturore-humanitare "Hamidiye Medresesi" dhe "Mustafa Paşa Vakfı".

Arsimimi

  • Master Universiteti "Goce Dellçev" — Biznes dhe Menaxhment Shtip
  • 2009 — 2015 Universiteti "Uludağ" — Fakulteti i Teologjisë Bursa, Turqi · Teolog i diplomuar
  • 2005 — 2009 Medreseja "Isa Beu" — paralelja Shtip Arsimi i mesëm
  • 2005 Shkolla fillore "Dimitar Vllahov" Shtip (klasat V–VIII)
  • Arsimi fillor Shkolla fillore "Goce Dellçev" Shashavarli (klasat I–IV)