• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Lutfi Nexhipi

Mr. Lutfi Nexhipi, profesor i historisë në Medresenë Isa Beu
Profesor · Historia Islame

Mr. Lutfi Nexhipi

Profesor i historisë · magjistër në Historinë Islame, Universiteti Marmara – Stamboll · Llopat, Kumanovë

  • Në Medrese që nga 2010
  • Marmara, Stamboll 2006
  • Autor i 2 teksteve shkollore
  • Sekretar 2015 – 2023

Biografia

Nga Medreseja në botën arabe dhe përsëri në Medrese

I lindur në Llopat të Kumanovës, në një familje të edukuar në frymën islame dhe atdhetare, pas shkollës fillore u regjistrua në Medresenë "Isa Beu" në Shkup. Studimet i vazhdoi në Jordani, ku diplomoi në jurisprudencë islame dhe në arkeologji, ndërsa magjistraturën e mbrojti në Universitetin Marmara të Stambollit. Pas shërbimit si imam në vendlindje dhe në diasporë, u kthye në Medrese si profesor i historisë islame, shërbeu si sekretar i saj dhe sot vazhdon si profesor i historisë.

Edukimi

  • Arsimi fillor Shkolla fillore — Llopat, Kumanovë
  • Arsimi i mesëm Medreseja "Isa Beu" — Shkup
  • 1999 Fakulteti i Jurisprudencës Islame

    Universiteti Xheresh — Xheresh, Jordani.

  • 2001 Arkeologji

    Fakulteti i Shkencave Humane dhe Sociale, Universiteti i Jordanit — Aman.

  • 2006 Magjistraturë — Historia Islame

    Fakulteti Teologjik, Universiteti Marmara — Stamboll. Tema: "Kultura dhe civilizimi islam në Maqedoni në shek. XV – XVI".

Përvoja profesionale

  • 2023 — në vazhdim Profesor i historisë SHMI Medreseja "Isa Beu" — Shkup
  • 2015 — 2023 Sekretar i Medresesë SHMI Medreseja "Isa Beu" — Shkup
  • 2010 — 2015 Profesor i historisë islame SHMI Medreseja "Isa Beu" — Shkup
  • Pas vitit 2006 Imam — diasporë

    Ka shërbyer si imam në disa qendra islame në diasporë.

  • Pas vitit 2001 Imam — vendlindje

    Një sezon të shkurtër si imam në fshatin e lindjes.

Botime

  • Historia Islame Tekst shkollor për vitin e dytë · SHMI "Medreseja Isa Beu"
  • Kultura dhe Qytetërimi Islam Tekst shkollor për vitin e katërt · SHMI "Medreseja Isa Beu"
  • Revista "Hëna e Re" Shkrime nga lëmi i historisë dhe qytetërimit islam

Konferenca dhe seminare

  • 2015 · Prishtinë "Medresetë në Maqedoni — Medreseja Isa Beu" Konferenca shkencore ndërkombëtare "Trashëgimia orientale-islame në Ballkan", organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Instituti për Shkenca Humane "Ibn Sina".
  • 2016 "Roli i Medresesë në ngritjen e vlerave edukativo-arsimore tek shqiptarët" Konferenca shkencore ndërkombëtare "Arsimi islam tek shqiptarët: sfida dhe perspektiva", organizuar nga AIITC dhe Instituti Ndërkombëtar i Mendimit Islam (IIIT).
  • 2018 "Menaxhimi i konviktit të Medresesë Isa Beu dhe aktivitetet jashtëshkollore" Seminari ndërkombëtar "Menaxhimi i konvikteve studentore dhe veprimtarive jashtëshkollore", organizuar nga AIITC në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara në Sarajevë.
  • 2020 · Shkup "Roli i religjionit në parandalimin e ekstremizmit" Eventi përmbyllës i projektit rajonal "Fuqizimi i qëndrueshmërisë së të rinjve kundër radikalizmit në Ballkanin Perëndimor", organizuar nga Horizon Civitas.