• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Dr. Mevlud Aliju

Dr. Mevlud Aliju, ligjërues i Fikhut dhe Usuli Fikhut në Medresenë Isa Beu
Ligjërues i Fikhut dhe Usuli Fikhut

Dr. Hfz. Mevlud Aliju

Doktor i Shkencave Islame në fushën e davës islame — Medreseja "Isa Beu", Shkup

  • Hafiz që në moshën 15-vjeçare
  • Doktoraturë 2016
  • Studime në 4 shtete
  • Në Medrese që nga 2005

Hafiz i Kur'anit

Memorizimi i Kur'anit Fisnik

Në moshën 15-vjeçare, krahas shkollës fillore, memorizoi Kur'anin Fisnik dhe u nderua me titullin hafiz.

Edukimi

  • Arsimi i mesëm Studime në Siri
  • 1990 — 1994 Universiteti "El Jermuk" — Jordani

    Drejtimi Usuli Din (Kur'an dhe Sunet). U diplomua në vitin 1994.

  • 2014 Magjistraturë — Bejrut, Liban

    Fakulteti i Shkencave Islame "Imam el-Evzai". Titulli: magjistër i historisë dhe i mendimit islam bashkëkohor.

    Tema: "Meshihati Islam në Maqedoni nga themelimi e deri në ditët e sotme"
  • 2016 Doktoraturë — Universiteti Ndërkombëtar i Novi Pazarit

    Titulli: Doktor i Shkencave Islame në fushën e davës islame.

    Tema: "Meshihati islam në Maqedoni si faktor stabiliteti në shoqërinë multietnike"

Përvoja profesionale

  • Fund i 2017 — në vazhdim Ligjërues i Fikhut dhe Usuli Fikhut

    Medreseja "Isa Beu" — Shkup.

  • 2015 — 2017 Kryeimam i Myftinisë së Shkupit
  • 2011 — 2015 Përgjegjës i bibliotekës

    Fakulteti i Shkencave Islame (FSHI) — Shkup.

  • 2005 — 2011 Edukator

    Medreseja "Isa Beu" — Shkup.

  • 1997 — 2001 Imam dhe hatib

    Xhamia "Haxhi Junuz" — Shkup.

Veprimtaria publicistike

Autor shkrimesh dhe studimesh

Autor i një sërë shkrimesh të publikuara në revista të ndryshme, në veçanti në revistën "Hëna e Re".

Studimet e tij akademike janë përqendruar në historinë e Meshihatit Islam në Maqedoni dhe në rolin e tij si faktor stabiliteti në një shoqëri multietnike.