Prof. Ramije Asani
Profesoreshë e Akaidit dhe e Historisë së Religjioneve · e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë · Gostivar, Maqedoni e Veriut
- Në Medrese që nga 2009
- FSHI, Sarajevë
- Pedagoge e shkencave islame
- 5 gjuhë
Profili profesional
Mësimdhënie, edukim fetar dhe kulturë
Ramije Asani është pedagoge e shkencave islame, e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie, edukim fetar dhe veprimtari kulturore. Që nga viti shkollor 2009/2010 jep mësim në Medresenë e Vajzave në Gostivar dhe aktualisht ligjëron Akaid (Apologjetikë Islame) dhe Histori e Religjioneve. Përmes angazhimit profesional dhe vullnetar, kontribuon në edukimin e brezave të rinj dhe në formimin e tyre intelektual e moral.
Lëndët
Aktualisht
- Akaid (Apologjetikë Islame)
- Histori e Religjioneve
Më herët
- Da've dhe Retorikë
- Histori Islame
- Sire Nebevije
- Kulturë dhe Qytetërim Islam
- Ulumul Kur'an
- Ulumul Hadith
Përvoja profesionale
-
2009/2010 — në vazhdim
Profesoreshë
Medreseja e Vajzave — Gostivar
Filloi me honorar si ligjëruese e Da'vesë dhe Retorikës, ndërsa me kalimin e viteve ligjëroi edhe Histori Islame, Sire Nebevije, Kulturë dhe Qytetërim Islam, Ulumul Kur'an dhe Ulumul Hadith. Aktualisht ligjëron Akaid dhe Histori e Religjioneve.
- 2008/2009 — tre vjet e gjysmë Mësimdhënëse e Etikës së Religjioneve SH.F. "Ismail Qemali" — Gostivar
-
Shtatë vite radhazi
Ligjëruese gjatë Ramazanit
Xhamia Wil dhe xhamitë përreth — Zvicër
Që gjatë studimeve, ligjërata fetare për komunitetin shqiptar.
-
Vullnetarisht
Mësuese e leximit të Kur'anit
Xhamia e fshatit Forinë — Gostivar
Mësime të leximit të Kur'anit për gratë dhe vajzat e rritura, si dhe organizim i mukabeleve e ligjëratave. Që nga pandemia e vazhdon këtë veprimtari online.
Edukimi
- Arsimi fillor Shkolla fillore — Neproshten, Tetovë
- Arsimi i mesëm Shkolla e mesme e mjekësisë "Nikolla Shtejn" — Tetovë
-
Studime universitare
Fakulteti i Shkencave Islame — Sarajevë
Bosnjë dhe Hercegovinë. Kualifikimi: profesoreshë e Pedagogjisë Islame.
- Specializime Universiteti i Tetovës
Veprimtari publike dhe kulturore
Tribuna dhe panele
Paneliste në tribuna të shumta fetare dhe shkencore, të organizuara nga Myftinia e Gostivarit, Komuna e Gostivarit dhe organizata joqeveritare, me tema fetare, edukative, shoqërore dhe kulturore.
Këndi kreativ
Prej vitesh udhëheq këndin kreativ, ku së bashku me nxënëset realizojnë punime kaligrafike, filografike dhe krijime të tjera artistike, të prezantuara në ekspozitën që organizohet në kuadër të Medresesë.
Gjuhët
- Shqip — gjuhë amtare
- Boshnjakisht — shkëlqyeshëm
- Maqedonisht — shkëlqyeshëm
- Anglisht — shumë mirë
- Arabisht — mirë