Prof. Sedat Emini i lindur më 04 Prill 1988 në Shkup. Jeton në fshatin Luboten, komuna e Butelit – Shkup. Skollën fillore e kreu në vendlindje pranë Sh.F.K “ Liman Kaba”, ndërsa arsimin e mesëm ka pëfunduar në SHMQSH “ Cvetan Dimov” – gjimnaz.
Gjatë shkollimit ka qenë i interesuar për gjuhët, historinë, gramatikën dhe zhvillimin e tyre, prandaj edhe arsimin e lartë e vijon në këtë drejtim. Studimet i pëfundon në vitin 2012 në Universitetin “ Shën Qirili dhe Metodij” – Fakulteti “Bllazhe Koneski” – Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe, drejtimi – Përkthim dhe interpretim nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas.
Më pas ai vazhdon arsimin e lartë, respektivisht studimet rreth gjuhësisë pranë Universitetit të Tetovës – Fakultetit Filologjik – Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë maqedonase – drejtimi arsimor.
Në Shtator të vitit 2013 punësohet si profesor i lëndës Gjuhë dhe letërsi maqedonase në Medresenë “ Isa Beu”, ku vazhdon të ushtrojë po të njejtën detyrë. Për dy vite ligjëroi edhe lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe.
- Info: Fillon 1 Shtator
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.