• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Semire Fetai Halimi

Mr. Semire Fetai Halimi, profesoreshë e biologjisë dhe kimisë në Medresenë Isa Beu
Profesoreshë · Biologji dhe Kimi

Mr. Semire Fetai Halimi

Profesoreshë e biologjisë dhe kimisë · magjistër i Biologjisë – Biokimisë, Universiteti i Tetovës · Gostivar, Maqedoni e Veriut

  • Në Medrese që nga 2007
  • Magjistër, UT 2020
  • 19 vjet përvojë
  • 3 gjuhë

Profili profesional

Biologji, biokimi dhe mësimdhënie

Inxhiniere e diplomuar e Biologjisë – Biokimisë dhe magjistër në të njëjtën fushë, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Tetovës. Që nga shtatori i vitit 2007 është profesoreshë e biologjisë dhe kimisë në SHMI "Medreseja Isa Beu" – paralelja e vajzave në Gostivar. Merr pjesë në tribuna shkencore me tema nga biologjia dhe biokimia.

Lëndët që jep

  • Biologji që nga 2007
  • Kimi që nga 2007

Përvoja profesionale

  • Shtator 2007 — në vazhdim Profesoreshë e biologjisë dhe kimisë SHMI "Medreseja Isa Beu" — Paralelja e vajzave, Gostivar

Edukimi

  • 1991 — 1999 SH.F. "Përparimi" — Çegran, Gostivar
  • 1999 — 2003 SHMM "Nikolla Shtejn" — Tetovë
  • 2003 — 2007 Inxhiniere e diplomuar e Biologjisë – Biokimisë

    Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Universiteti i Tetovës.

  • 2018 — 2020 Magjistër i Biologjisë – Biokimisë

    Studime master, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Universiteti i Tetovës.

Aktivitete shkencore

  • Pjesëmarrëse në tribuna të ndryshme shkencore me tema nga biologjia dhe biokimia
  • Paneliste në tribunën shkencore me temë: "Rëndësia e gruas në kohët e lashta dhe sot"

Gjuhët dhe aftësitë kompjuterike

  • Shqip — gjuhë amtare
  • Maqedonisht — shkëlqyeshëm
  • Anglisht — shumë mirë
  • Word
  • PowerPoint
  • Excel