• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Xhaudet Iseni

Mr. Xhaudet Iseni, profesor i Fikhut dhe Usul al-Fikhut në Medresenë Isa Beu
Profesor · Fikh dhe Usul al-Fikh

Mr. Xhaudet Iseni

Profesor i lëndëve profesionale islame · magjistër në Shkencat Teologjike Islame, Bejrut · Gostivar, Maqedoni e Veriut

  • Në Medrese që nga 2019
  • Univ. i Jordanisë, Aman
  • Master, Bejrut 2005
  • 7 gjuhë

Profili profesional

Teolog, profesor dhe përkthyes

Profesor dhe teolog me përvojë në arsimin dhe edukimin islam. Studimet në Sheriat i kreu në Universitetin e Jordanisë në Aman, ndërsa masterin në Fakultetin e Studimeve Islame "Imam al-Oza'i" në Bejrut. Që nga viti 2019 ligjëron Fikhun dhe Usul al-Fikhun në Medresenë "Isa Beu" – paralelja e Gostivarit. Ka përvojë edhe në mësimdhënien e gjuhës arabe, ligjërimin fetar, përkthimin e literaturës fetare nga arabishtja në shqip dhe edukimin e komunitetit.

Lëndët

  • Fikh që nga 2019
  • Usul al-Fikh që nga 2019
  • Gjuhë arabe 2000 – 2003, Shkodër

Përvoja profesionale

  • 2019 — në vazhdim Profesor i lëndëve profesionale islame SHAM "Medreseja Isa Beu" — Paralelja e Gostivarit

    Mësimdhënie e Fikhut dhe Usul al-Fikhut; përgatitje dhe përshtatje e materialeve mësimore.

    Shpjegim i koncepteve teologjike dhe juridike islame; pjesëmarrje në veprimtaritë edukative të institucionit.

  • 2000 — 2003 Profesor i gjuhës arabe dhe Fikhut SH.M. "Medreseja Haxhi Shejh Shamia" — Shkodër, Shqipëri
  • 1998 — 2006 Imam dhe ligjërues Dy xhamitë e Dobërdollit — Gostivar

Edukimi

  • 1989 — 1993 SHAM "Medreseja Isa Beu" — Shkup

    Arsim i mesëm profesional.

  • 1994 — 1998 Shkencat e Sheriatit / E Drejta Islame

    Universiteti i Jordanisë — Aman, Jordani.

  • 2002 — 2005 Master në Shkencat Teologjike Islame

    Fakulteti i Studimeve Islame "Imam al-Oza'i" — Bejrut, Liban.

Aftësitë dhe publikimet

Aftësitë kryesore

  • Mësimdhënie e Fikhut, Usul al-Fikhut dhe gjuhës arabe
  • Ligjërim dhe edukim fetar
  • Komunikim dhe bashkëpunim me nxënës, kolegë dhe komunitetin
  • Pjesëmarrje në simpoziume, tribuna dhe aktivitete profesionale

Publikime dhe përkthime

  • Autor i artikujve fetarë, edukativë dhe shoqërorë në revista dhe periodikë
  • Përkthyes i veprave fetare nga arabishtja në shqip
  • Përshtatje e literaturës fetare dhe teologjike për qëllime edukative

Gjuhët

  • Shqip — gjuhë amtare
  • Arabisht — C2
  • Maqedonisht — C1
  • Boshnjakisht — B2
  • Gjermanisht — B2
  • Anglisht — B1
  • Turqisht — A2