• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

NXËNËSIT-ET E MEDRESESË MARIN PJESË NË GARAT NDËRKOMBËTARE TË KUR’ANIT NË TIRANË

Në Tiranë prej 10 deri 12 nëntorë u mbajtën garat Kur’anore ndërkombëtare të shteteve të balkanit të organizuara nga Ministria e Vakfit dhe çështjeve islme nga Arabia Saudite dhe Komuniteti Islam i Shqipërisë. Me mbështetjen e Rijasetit të BFI respektiviht Reisul Ulema hfz. Shaqir ef. Fetahu, nxënëset e SHM “Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave Gostivar, Ruvejda Jakupi e cila garoi në kategorinë me 5 xhuzë, Merve Çako në kategorinë me 2 xhuzë arritën që në një konkurrencë të madhe të zënë vendin e III në kategoritë e tyre. Nxënëset ishin të shoqëruara nga prof. Lindita Abazi dhe prof. Mizeqete Hebibi. Në këto gara pjesmarës ishte edhe nxënësi i Medresesë – qendër Berin Çajani në kategorinë 5 xhuz. Nxënëseve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në mbrojtje dhe shërbim të Kur’anit famëlartë.

Leave Your Comments

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *