• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

SHMI “MEDRESEJA ISA BEU”- PARALELJA E VAJZAVE GOSTIVAR, AKTIVITET ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË SHKENCËS

SHMI “Medreseja Isa Beu” –Paralelja e Vajzave në Gostivar, sot në kalendarin ekologjik shënon ditën botërore të shkencës. Kjo ditë e rëndësishme u zhvillua me realizimin e një projekti në lëmin e biologjisë, që ka të bëjë me pjesën e botanikës dhe ekologjisë, si degë të rëndësishme të kësaj lëmie.
Ky projekt u realizua në dy faza: faza e parë ishte në terren në fshatin Raven në mbledhjen e bimëve me nxënëset dhe faza e dytë ishte në laboratorin e Medresesë në herbarizimin e bimëve të mbledhura.

Leave Your Comments

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *