- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Sot në Medresenë “Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Shkup u realizua projekti në lëndën e Historisë Islame, nga Profesoresha e kësaj lënde Mr. Nehale Ibrahimi.
Në këtë projekt morën pjesë nxënëset e vitit II-a-b; Hixhra Saliu, Hatixhe Sefa, Hirmete Islami, Sureja Ferati, Hadisa Memeti dhe Sumeja Shkreta me temën: “Andaluzia-Firdeusi i Premtuar”.
Fjala përshëndetëse i takoi Koordinatores Mr. Nurten Shehi-Sakipi, e cila i përshëndeti profesoreshat dhe nxënëset e kësaj shkolle. Të gjitha të pranishmet mbetën të kënaqura nga ky projekt dhe aktivitet i profesoreshës dhe nxënëseve.

Postime të ngjashme
18 Shtator 2026
DREJTORI I MEDRESESË “ISA BEU” MORI PJESË NË CEREMONINË E PROMOVIMIT TË HAFIZES SË RE SUKEJNE MENSUR IBRAHIMI
1 Shtator 2026
Trajnim profesional në Shkollën për arsim të mesëm “Medreseja Isa Beu” – Shkup
24 Gusht 2026
Shkolla për arsim të mesëm “Medreseja Isa Beu”, pjesëmarrëse në Manifestimin “Mirë se erdhe Ja Resulall-llah”