• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

REALIZOHET EKSKURZIONI NJËDITORË I NXËNËSEVE TË MEDRESESË ISA BEU – PARALELJA E VAJZAVE TETOVË

SHMI “Medreseja Isa Beu” paralelja e vajzave-Tetovë sot me datë 16.02.2024 e Premte realizoi eskursionin një ditor në vazhdën e aktivitetve të parapara për vitin skollor 2023/24.
Eskursioni u realizua në qytetin turisik në Ohër. Në eskursion morën pjesë të gjitha nxënëset e kësaj paraleleje të gjitha këta në përkujdesje të kujdestareve të klasave. Nxënëset falenderojnë drejtorin gjeneral të Medresesë Isa Beu Prof. Dr. Islam Islami, që ua mundësoi që ta realizojnë këtë eskursion, gjithashtu nxënëset falenderuan koordinatoren e paraleles prof. Barije Shabanin për angazhimin dhe shoqërimin e saj që ky eskursion të realizohet në mënyrë sa më të mirë.