Sot më datë 17.03.2025 ( e hënë ) në restorantin “Fa&Fa” në ditën e shtatëmbëdhjetë (17-të) të muajit të bekuar të Ramazanit ditën e Bedrit, Sh.M.I Medreseja Isa Beu paralejlja e shtrirë e vajzave në Shkup organizoi tribunë fetaro-shkencore, për hirë të kësaj dite të madhe të shënuar në kalendarin dhe Historinë Islame.
Në këtë tribunë fetaro-shkencore me temë: “Edukata parandalim i dukurive negative në shoqëri”, morrën pjesë: m-r.prof.hfz. Nehal Ibrahimi, Dr.Emel Azemi Murtezani dhe prof. Mevlude Thaqi.
Pas elaborimit te bukur nga të tre panelistet nga aspekti fetar shëndetësor dhe psikologjik programi filloi me asher Kuranor nga grupi i nxënëseve ,pastaj u pasurua edhe me ilahi nga kori i medresesë.
Koordinatorja m-r Nurten Shehu Sakipi,në emër të drejtorit Dr.Islam Islamit dhe stafit edukativo arsimor i përshëndeti të pranishmit dhe musafiret.
Në fund manifestimi u mbyll me një asher Kuranor nga nxënësja :Medina Iseni dhe me një dua nga hfz.prof Xhejlane Nexhipi.
Këto takime synojnë të forcojnë lidhjen tonë shpirtërore me Islamin, të përcjellin mesazhin e devotshmërisë dhe solidaritetit, si dhe të nxisin të rinjtë në rrugën e dijes dhe fesë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesimin e tyre. Lutemi që ky muaj të sjellë paqe, begati dhe harmoni për të gjithë.
Programin e moderoi nxënësja:Hirmete Islami






COMMENTS