• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

DREJTORI I SHAM „MEDRESEJA ISA BEU“, DR. ISLAM ISLAMI, MORI PJESË NË PROMOVIMIN E LIBRIT „ĀDAMİJA: UNË JAM, PRANDAJ KAM TË DREJTA DHE DETYRIME“

Me ftesë të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, drejtori i SHAM „Medreseja Isa Beu“, Dr. Islam Islami, mori pjesë në promovimin e librit „Ādamija: Unë jam, prandaj kam të drejta dhe detyrime“, të autorit Prof. Dr. Recep Şentürk, profesor universitar dhe dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Universitetin Hamad Bin Khalifa në Katar.
Gjatë promovimit, autori prezantoi në mënyrë brilante përmbajtjen, idetë dhe tezat kryesore të veprës së tij, duke ofruar një elaborim të thelluar akademik mbi konceptin e dinjitetit njerëzor, të drejtave dhe detyrimeve të individit, si dhe dimensionet e tyre në këndvështrimin islam dhe filozofik.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm akademik ishin të pranishëm Muftiu i Shkupit, Muftiu i Shtipit, përfaqësues të sektorëve të Bashkësisë Fetare Islame, profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame dhe të Medresesë „Isa Beu“, studentë dhe dashamirë të librit.
Po ashtu, drejtori Dr. Islam Islami pati rastin të shoqërojë Reisul Ulemanë e BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, në pritjen zyrtare të organizuar për profesorin Prof. Dr. Recep Şentürk. Në këtë takim, profesori Şentürk shoqërohej nga Prof. Dr. Besnik Sinani, drejtor i Institutit Konak dhe ligjërues i Teologjisë Islame në Universitetin e Tübingenit në Gjermani.
Takimi përbënte një mundësi të çmuar për shkëmbimin e mendimeve, ideve dhe përvojave akademike, duke forcuar më tej bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet personaliteteve të jetës akademike dhe institucionale islame.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla dëshmon rëndësinë që Medreseja „Isa Beu“ i kushton bashkëpunimit me institucionet akademike, ndjekjes së zhvillimeve bashkëkohore në mendimin islam dhe promovimit të vlerave të dijes, dialogut dhe kulturës akademike.

Share This:
Tags: