- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Nxënësi i Medresesë Isa Beu, njëherazi përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, Isam Dalipi, ka arritur të shpallet fitues i vendit të parë në kategorinë “Pesë Xhuz’ë” në edicionin e 31-të të Garave Ndërkombëtare Kur’anore, të mbajtura në Zagreb të Kroacisë.
Në këtë garë prestigjioze, ku morën pjesë 60 garues nga 31 shtete të ndryshme, nxënësi ynë, Isam Dalipi, arriti të kurorëzojë angazhimin dhe përkushtimin e tij me këtë sukses të madh.
Ky rezultat i jashtëzakonshëm përbën krenari për shkollën tonë, Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, si dhe për mbarë besimtarët e vendit.
Drejtoria e Medresesë, në krye me drejtorin dr. Islam Islami, përgëzon dhe uron nxënësin Isam Dalipi për këtë arritje madhështore, duke shpresuar në shum suksese tjera në të ardhmen.
Ky sukses është një dëshmi e qartë e përkushtimit të palodhshëm të profesorëve tanë për lartësimin e Kur’anit Fisnik, për bukurinë e leximit të tij dhe për praktikimin e udhëzimeve të shenjta në jetën e përditshme.
Fituesi i garës, përveç angazhimeve mësimore, është duke kryer hifzin nën udhëheqjen e profesor-it të Kiraetit, hfz. Seid Imeri.