K O N K U R S
Për pranimin e nxënësve të rregullt (djem dhe vajza) në vitin e parë të vitit shkollorë 2026/2027
Shkollimi në Medrese zgjatë katër (4) vite shkollore. Nxënësit e rregullt (meshkujt) në Shkup dhe Shtip detyrimisht vendosen në konviktin e Medresesë nga ku ju sigurohet vendosja dhe ushqimi, kurse nxënëset (vajzat) mësimin e rregullt e vijojnë në Shkup, Tetovë dhe Gostivar dhe udhëtojnë për çdo ditë.
Kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në Medrese duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Të mos jenë më të vjetër se 16 vjet,
Dokumentet e domosdoshme për regjistrim janë:
- Kërkesa për regjistrim nga kandidati, (meret në Medrese)
- Certifikata e lindjes nga libri i amzës,
- Dëftesë për kryerjen e klasës së, shtatë (VII) tetë (VIII) dhe nëntë (IX)
- Certifikatë e mjekut,
- Deklaratë me shkrim nga prindi ose kujdestari i nxënësit se do të bartë përgjegjësi morale dhe materiale për birin / bijën e tij gjatë shkollimit,
Dokumentacioni për regjistrim dorëzohet në Drejtorinë e Medresesë, paralelet e shtrira Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip. Kurse afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 20.06.2026. Nxënësit të cilët do të pranohen informohen përmes tablosë në Medrese dhe web faqes zyrtare të medresesë www.medreseja-isabeu.com,
Dokumentet e pakompletuara nuk merren parasysh.
COMMENTS