• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

FILLON PRAKTIKA E RAMAZANIT 2026 NË MEDRESEJA ISA BEU – PARALELJA E VAJZAVE, GOSTIVAR

Më 21.02.2026 (e shtunë), me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, filloi zyrtarisht praktika e Ramazanit për nxënëset e Medreseja Isa Beu – Paralelja e Vajzave, Gostivar, duke nisur me ligjëratë fetare në Xhaminë e Mahallës – Gostivar, në bashkëpunim me Myftininë e Gostivarit.
Kjo praktikë është pjesë integrale e planprogramit mësimor dhe synon që nxënëset, përveç përgatitjes teorike, të zhvillojnë aftësitë e komunikimit me publikun, prezantimin e dijes së fituar dhe angazhimin aktiv në jetën fetare të komunitetit. Ajo që mësohet në klasë, sot u prezantua me dinjitet para xhematit.
Ligjërimin e realizuan:
Prof. Azra Sheapi (Teologe),
Zijade Pajaziti (Nxënëse e Medresesë),
Suejla Beqiri (Nxënëse e Medresesë).
Përmes këshillave, reflektimeve dhe mesazheve të Ramazanit, ato përcollën tek të pranishmit vlera besimi, edukate dhe përgjegjësie, duke dëshmuar seriozitetin e formimit shpirtëror dhe profesional që ofron institucioni ynë.
Praktika e Ramazanit do të vazhdojë gjatë këtij muaji në xhami të ndryshme në territorin e Myftinisë së Gostivarit, duke forcuar lidhjen mes Medresesë dhe besimtarëve.
Lusim Allahun e Madhëruar që këtë angazhim ta pranojë si vepër të mirë, t’u shtojë nxënëseve tona dituri e sinqeritet dhe ta bëjë këtë Ramazan muaj bereqeti dhe afrimi me Të.