- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 24.02.2026 (e martë), filloi zyrtarisht praktika e Ramazanit për nxënëset e SHAM ,,MEDRESEJA ISA BEU” – Paralelja e Vajzave në Shkup, në një frymë përkushtimi dhe përgjegjësie të lartë, në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit.
Programi filloi me një ashere të Kur’anit nga nxënësja Adisa Memedi, më pas u interpretuan ilahi nga kori i Medresesë.
Fjalë përshëndetëse mbajti mualimja e xhamisë, Ajla Sherifi, ndërsa në emër të Myftinisë përshëndeti përfaqësuesja e Departamentit të Grave pranë Myftinisë, Rejhane Asani.
Fjalën e rastit e mbajti koordinatorja e Medresesë, Nurten Shehu Sakipi, ndërsa praktikën e realizuan dy nxënëset: Amra Sinani (IVa) dhe Bushra Neziri (IIIa). Moderimin e programit e bëri nxënësja Xheneta Zekiri, ndërsa në fund programi u mbyll me dua nga mualimja e xhamisë.
Nxënëset, nën udhëheqjen e profesoreshave, do të realizojnë programe të pasura me aktivitete fetare dhe edukative gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Kjo praktikë paraqet një mundësi të rëndësishme për nxënëset që të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara gjatë shkollimit, duke kontribuar në jetën fetare dhe duke reflektuar frymën e Ramazanit përmes përkushtimit, angazhimit dhe shembullit të mirë.