- Info: Fillon 1 Shtator
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Më 02.03.2026 (e hënë), nxënëset e Medresesë “Isa Beu” – Paralelja e Vajzave në Tetovë, të udhëhequra nga profesoreshat e tyre në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, realizuan disa programe modeste, fetaro-edukative në disa xhami, si vijon:
Fsh. Bogovinë – Abide E. Memeti
Fsh. Zherovjan – Halime I. Shasivari
Fsh. Siniçan – Sadete Luta
Fsh. Kamjan xh. Vjetër – Imrane Sh. Ameti
Fsh. Pallçisht i P. Xhamia e Re – Barije Shabni
Nxënëset u mirëpritën me përzemërsi dhe respekt të veçantë nga xhemati i xhamive përkatëse.
Me këtë rast, në emër të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), në krye me Reisul Ulema hfz. Shaqir ef. Fetahu, Drejtorisë, në krye me Dr. Islam Islami, Paraleles së Tetovës, në krye me Dr. Beqir Memeti, si dhe të Myftinisë së Tetovës, në krye me Dr. Selver Xhemaili, shprehim mirënjohje të sinqertë për nëpunësit fetarë, këshillat e xhamive dhe popullatën vendase për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen e tyre.
Allahu xh.sh. ua pranoftë agjërimin, të gjitha ibadetet dhe i shpërbleftë me shpërblimet e madhërisë së Tij.

Leave Your Comments