• Skopje, North Macedonia
  • Hënë - Premte 7:30 am - 13:30 pm
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

K O N K U R S Për pranimin e nxënësve të rregullt (djem dhe vajza) në vitin e parë të vitit shkollorë 2026/2027

K O N K U R S

Për pranimin e nxënësve të rregullt (djem dhe vajza) në vitin e parë të vitit shkollorë 2026/2027

Shkollimi në Medrese zgjatë katër (4) vite shkollore. Nxënësit e rregullt (meshkujt) në Shkup dhe Shtip detyrimisht vendosen në konviktin e Medresesë nga ku ju sigurohet vendosja dhe ushqimi, kurse nxënëset (vajzat) mësimin e rregullt e vijojnë në Shkup, Tetovë dhe Gostivar dhe udhëtojnë për çdo ditë.

Kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në Medrese duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të mos jenë më të vjetër se 16 vjet,

Dokumentet e domosdoshme për regjistrim janë:

  1. Kërkesa për regjistrim nga kandidati, (meret në Medrese)
  2. Certifikata e lindjes nga libri i amzës,
  3. Dëftesë për kryerjen e klasës së, shtatë (VII) tetë (VIII) dhe nëntë (IX)
  4. Certifikatë e mjekut,
  5. Deklaratë me shkrim nga prindi ose kujdestari i nxënësit se do të bartë përgjegjësi morale dhe materiale për birin / bijën e tij gjatë shkollimit,

Dokumentacioni për regjistrim dorëzohet në Drejtorinë e Medresesë, paralelet e shtrira Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip. Kurse afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është 20.06.2026. Nxënësit të cilët do të pranohen informohen përmes tablosë në Medrese dhe web faqes zyrtare të medresesë www.medreseja-isabeu.com,

Dokumentet e pakompletuara nuk merren parasysh.

Leave Your Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *