- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Me ftesë të Myftiut të Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, dhe i udhëhequr nga Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam ef. Islami, mori pjesë në ceremoninë solemne të promovimit të hafizes së re, Sukejne Mensur Ibrahimi, e cila u mbajt në Xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup.
Në këtë ceremoni morën pjesë Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, drejtori i Medresesë “Isa Beu”, dr. Islam ef. Islami, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, përgjegjësi i institutit të hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”, hfz. Xhemail ef. Nuhiju, si dhe një numër i madh imamësh, hafizësh, mysafirësh dhe besimtarësh.
Në emër të familjes së hafizes dhe xhematit, të pranishmit i përshëndeti Hoxha hfz. Nesib Bajrami., i cili u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i dëshiroi hafizes së re shëndet, suksese dhe mbarësi në rrugëtimin e saj në shërbim të Kur’anit.
Gjatë ceremonisë, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai përgëzoi hafizen, familjen dhe muhafizin e saj për këtë arritje të çmuar, duke vlerësuar traditën e pasur të trojeve tona në nxjerrjen e hafizëve dhe hafizeve të Kur’anit.
Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, në fjalën e tij vlerësoi përkushtimin e hafizes dhe të muhafizes, duke theksuar rëndësinë e edukimit të brezave me dashurinë ndaj Kur’anit dhe dijes islame. Duanë e Hifzit dhe Hutben e Xhumasë e mbajti Drejtori i Medresesë Dr. Islam ef. Islami.
Përndryshe Hafize Sukejne mësimet e hifzit i ndjeki te nëna e saj, muhafizja Hfz. Nehal Ibrahimi, profesoreshë në Medresenë Isa Beu – paralelja e vajzave në Shkup.
Në fund të ceremonisë, Myftinia e Shkupit i ndau hafizes certifikatën e hifzit, një laptop dhe një plaketë, ndërsa Reisul Ulema ndau dhurata për hafizen dhe muhafizen.
Pjesëmarrja e drejtorit të Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam ef. Islami, në këtë ceremoni dëshmon përkushtimin e institucionit në mbështetjen dhe vlerësimin e çdo suksesi në shërbim të Kur’anit Famëlartë dhe të edukimit islam.
All-llahu e ruajt e i dhasht shëndet hafizes dhe muhafizes.
Familjes së saj i dhasht të mira në të dy botërat për mundin dhe sakrificën në këtë rrugëtim, ndërsa për dreken e shtruar Allahu ua shtoftë bereqetin!