- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.
më 9 tetor 2026, në ambientet e SHAM „Medreseja Isa Beu“ në Shkup, në një atmosferë të mbushur me emocione, krenari dhe përkushtim shpirtëror, u mbajt ceremonia solemne e duasë së Hifzit të nxënësit të vitit të IV-të, Hfz. Sali Fatmir Ebipi, i cili me sukses përmbylli rrugëtimin e tij të memorizimit të Librit të Shenjtë, Kur’anit Famëlartë.
Kjo ceremoni përbënte një moment të veçantë për Medresenë „Isa Beu“, familjen e hafizit të ri dhe të gjithë të pranishmit, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së traditës së Hifzit, si dhe rolin e institucioneve arsimore islame në edukimin dhe formimin e brezave të rinj me vlera fetare, morale dhe njerëzore.
Programi solemn u moderua nga sekretari i Medresesë, Prof. Avni Neziri, ndërsa të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme ishin Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu; drejtori i Medresesë „Isa Beu“, Dr. Islam Islami; Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, me bashkëpunëtorë; shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë, Prof. Dr. Abdulkerim Iseini; drejtorë të sektorëve të ndryshëm pranë BFI-së; Kordinatori i paraleles së vajzave në Shkup Prof, Muharem Loki, Kordinatori i paraleles së vajzave Tetovë Dr. Beqir Memedi, përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Islame; udhëheqës të shoqatës „Hydai vakfı“; profesorë, imamë, hafizë, familjarë, dashamirë dhe nxënës të Medresesë.
Në cilësinë e muhafizit të hafizit të ri dhe në emër të familjes së tij, fjalën e rastit e mbajti Prof. Ferat Plakaj, i cili shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen për përfundimin me sukses të këtij rrugëtimi të rëndësishëm në jetën e nxënësit Sali Fatmir Ebipi. Ky sukses është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm, punës së palodhshme, përsëritjeve të shumta dhe angazhimit të përbashkët të nxënësit, muhafizit dhe familjes së tij.
Fjalë mirëseardhjeje mbajti drejtori i Medresesë „Isa Beu“, Dr. Islam Islami, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe shprehu kënaqësinë që kjo vatër e dijes dhe edukimit po shënon edhe një sukses të ri në ruajtjen e traditës së Hifzit të Kur’anit Famëlartë. Ai theksoi se, deri më tani, në Medrese kanë përfunduar Hifzin dhjetë nxënës në procesin e mësimit katërvjeçar, ndërsa gjithsej 121 Hafiz nxënës kanë mësuar në këtë vatër të dijes dhe edukimit në Medresenë të rregullt në provesin arsimor. Drejtori falënderoi hafizin e ri për përkushtimin e treguar, muhafizin Prof. Ferat Plakaj për punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm, si dhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtij rrugëtimi. Njëkohësisht, shprehu mirënjohje të veçantë për komisionin e përbërë nga Hfz. Xhemai Nuhiju ( Kryetar), Hfz. Abdulkerim Ebibi dhe Xhelil Shabani (Anëtar), të cilët për gjashtë ditë me radhë përcollën dhe vlerësuan hafizin e ri. Ai theksoi se suksese të tilla janë dëshmi e misionit edukativ dhe arsimor që Medreseja „Isa Beu“ e realizon me përkushtim ndër vite.
Në vazhdim, fjalë përshëndetëse mbajti Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, i cili shprehu kënaqësinë për këtë ngjarje të veçantë dhe përgëzoi hafizin e ri, muhafizin dhe familjen e tij. Ai, ndër të tjera, përkujtoi edhe momente të bukura nga koha e kaluar në këtë vatër të dijes dhe edukimit, duke theksuar rëndësinë e Medresesë në formimin e brezave të rinj dhe në kultivimin e vlerave islame.
Fjalën kryesore të rastit e mbajti Reisul Ulema i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili foli për rëndësinë dhe vlerën e jashtëzakonshme të Hifzit të Kur’anit Famëlartë, duke e cilësuar atë si një amanet të madh dhe një përgjegjësi të veçantë për çdo hafiz. Ai shprehu kënaqësinë e tij të veçantë që pikërisht një nxënës i Medresesë „Isa Beu“, përmes përkushtimit dhe dashurisë ndaj dijes, arriti ta memorizojë tërë Kur’anin Famëlartë. Me këtë rast, përkujtoi edhe kohën kur vetë kishte shërbyer si ligjërues në këtë institucion, duke rikujtuar me emocione.
Postime të ngjashme
2 Tetor 2026
EKSKURSION NJËDITOR ME NXËNËSET E SHAM “MEDRESEJA ISA BEU” – PARALELJA E VAJZAVE, TETOVË
1 Tetor 2026
Turnir sportiv në SH.A.M. “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave, Shkup
29 Shtator 2026
VIZITË NË ,,MEDRESEJA ISA BEU“ – DISKUTIME PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT ME AMBASADËN E REPUBLIKËS SË TURQISË NË R.M.V.







