• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

VIZITË NË ,,MEDRESEJA ISA BEU“ – DISKUTIME PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT ME AMBASADËN E REPUBLIKËS SË TURQISË NË R.M.V.

Më 29.09.2026, në ambientet e SHAM „Medreseja Isa Beu“, u zhvillua një takim me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe fetare, pranë ambasadës së Republikës së Türkiye-s në R.M.V.
Në takim morën pjesë Drejtori i Medresesë, Dr. Islam Islami, sekretari dhe profesorë të medresesë, ndërsa mysafirë ishin përgjegjësi i Sektorit të Arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Türkiye-s në RMV, z. Ali Riza Altunel, i shoqëruar nga drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor pranë BFI-së, Fejzullah Sadiki, si dhe përgjegjësi për marrëdhëniet me Republikën e Türkiye-s, Furkan Shabani.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.
Drejtori Dr. Islam Islami shprehu kënaqësinë për vizitën dhe gatishmërinë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin institucional, në funksion të krijimit të mundësive të reja për nxënësit dhe stafin e Medresesë „Isa Beu“.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe edukimit.

Share This:
Tags: