- Info: Që nga viti 1984
- Numri: +389 (2) 2058 540
- Email: medreseja-isabeu@hotmail.com
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

SHAM “Medreseja Isa Beu” – Paralelja e Vajzave, Gostivar, më 16 tetor 2026, realizoi një ekskursion njëditor edukativo-arsimor në qytetet e Strugës dhe Ohrit, në kuadër të aktiviteteve që synojnë avancimin e procesit edukativo-arsimor dhe forcimin e bashkëpunimit brenda institucionit tonë.
Përtej përvojës së vizitës dhe njohjes me pasuritë kulturore, historike dhe natyrore të këtyre qyteteve, ky aktivitet kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet nxënëseve dhe profesorëve, kultivimin e kulturës së komunikimit, zhvillimin e frymës së bashkëpunimit dhe promovimin e vlerave morale e njerëzore.
Përmes aktiviteteve të tilla, synojmë të krijojmë një mjedis shkollor ku dija, edukata, respekti dhe mirëkuptimi ndërthuren në formimin e personalitetit të nxënëseve tona.
Sepse edukimi i mirë nuk kufizohet vetëm brenda klasës – ai ndërtohet edhe përmes përvojave të përbashkëta, shembullit pozitiv dhe marrëdhënieve të shëndosha njerëzore.
Falënderojmë stafin edukativo-arsimor dhe të gjitha nxënëset për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti.
Postime të ngjashme
15 Tetor 2026
NXËNËSIT E SHKOLLËS PËR ARSIM TË MESËM “MEDRESEJA ISA BEU” ORGANIZUAN TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
14 Tetor 2026
PUNËTORI EDUKATIVE ME NXËNËSET E SHKOLLAVE TË MESME: “BULLIZMI NË SHKOLLË DHE PASOJAT E TIJ”
9 Tetor 2026
CEREMONIA E DUASË SË HIFZIT TË NXËNËSIT TË MEDRESESË „ISA BEU“, HFZ. SALI FATMIR EBIPI