• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

“Fjala, Dija dhe Aroma e Ramazanit”

Më 16.02.2026 e hënë, në SHAM Medreseja Isa Beu – Paralelja e Vajzave Gostivar u zhvillua me sukses manifestimi nën moton:
“Fjala, Dija dhe Aroma e Ramazanit”
Ky organizim i veçantë, me synim promovimin e vlerave të dijes dhe fuqisë së fjalës së shkruar, mblodhi nxënëset, stafin dhe mysafirë të nderuar në një atmosferë reflektuese dhe frymëzuese.
Programi përfshiu recitime letrare, ese dhe poezi të krijuara nga vetë nxënëset, duke dëshmuar përkushtim, talent dhe pjekuri krijuese. Përmes fjalës së shkruar dhe të artikuluar me dinjitet, ato përcollën mesazhe të thella mbi rëndësinë e dijes, urtësinë dhe rolin e saj në formësimin e shoqërisë.
Në këtë manifestim, në emër të Myftiut të Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli, ishte prezent H. Mallzim ef. Zendeli, i shoqëruar nga referenti Hfz. Jusuf ef. Xheladini. Të pranishëm ishin koordinatori i paraleles prof. Afrim Alija, profesorë e profesoresha, si dhe një numër i konsiderueshëm i prindërve.
Në fjalimin e tij, koordinatori përshëndeti të pranishmit dhe uroi për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, duke përcjellë selame në emër të Reisul-Ulemasë, hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiut të Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli dhe Drejtorit Gjeneral, dr. Islam Islami, të cilët për shkaqe objektive nuk mundën të jenë prezent në këtë manifestim.
Moment i veçantë ishte ndarja e shpërblimeve për Konkursin Letrar të Shkollës, ku u vlerësuan nxënëset më të dalluara për krijimet e tyre artistike dhe letrare.
Në kategorinë e prozës u vlerësuan:
Vendi i parë: Ajsu Abduli – “Ku mbeti njerëzia”
Vendi i dytë: Merjem Memedi – “Letra që nuk ju dorëzua kur fillimit”
Vendi i tretë: Merjem Memedi – “Botë e vogël brenda një ideje të madhe”
Në kategorinë e poezisë u vlerësuan:
Vendi i parë: Rumejsa Beqiri – “Një dua e pranuar”
Vendi i dytë: Ajsu Abduli – “Medreseja ime”
Vendi i tretë: Elvana Saliu – “Nën hijen e mëshirës”
Ky konkurs shërbeu si një nxitje e fuqishme për kultivimin e leximit dhe shkrimit ndër nxënëset tona, duke forcuar lidhjen ndërmjet dijes, artit dhe përgatitjes shpirtërore për muajin e bekuar të Ramazanit.
Manifestimi u mbyll në një atmosferë të qetë, dinjitoze dhe frymëzuese, duke na rikujtuar se përgatitja për Ramazanin fillon me ndriçimin e mendjes përmes dijes dhe me pastrimin e zemrës përmes reflektimit.
Faleminderim i veçantë për profesorët dhe profesoreshat, të cilët me përkushtim maksimal kontribuojnë në ngritjen dhe kultivimin e dijes dhe vlerave islame tek nxënëset tona.