• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Hapja e Qendrës së Kuranit “Mustafa Pasha” në Shkup

Nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe me ftesë të Myftiut të Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami, mori pjesë në hapjen solemne të Qendrës së Kuranit “Mustafa Pasha” në Shkup, e cila funksionon në kuadër të Xhamisë historike Mustafa Pasha.
Në këtë event morën pjesë sekretari gjeneral h. Irsal ef. Jakupi, shefi i kabinetit, Dr. Abdulkerim Iseni, sektetari i Medresesë prof. Avni Neziri, drejtor të sektoreve të BFI-së, xhematlinj dhe dashamirë të Islamit. Me lëshimin në përdorim të hapësirave të reja pas meremetimit tërësor, objekti përmbush standarde të larta bashkëkohore duke ruajtur arkitekturën tradicionale të xhamisë.
Programi modest filloi me lexim të ajeteve nga hfz. Xhemail Nuhiju, fjalë përshëndetëse nga Hatibi i Xhamisë, hoxhë Abdusamet ef. Zeqiri, fjalë mirëseardhëse pati Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, ndërsa fjala kryesore iu drejtua të pranishmëve nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu. Hutben e Xhumasë e përcolli drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami.
Me këtë rast u ndanë mirënjohje për kontribuesit kryesorë: Eftinija Impex, Fata Kompani, haxhi Sejdi Kurtullush dhe donatorë të tjerë anonimë.